LUSHNJE- Historia daton në 30.3.2016 ku familja Sinani dërgoi për kurim djalin e mitur pasi u rrëzua nga shkallët.
Nga hetimi gjyqësor rezulton se i mituri A.S, është dërguar për ndihmën mjekësore nga gjyshi i tij Ymer Sinani. Rastin e ka ndjekur mjeku Sami Osmani i dënuar tashme për mjekim të pakujdesshëm.
Pasi mjeku ka pare grafinë i ka thënë që fëmija s’ka asnjë problem, thjesht dhimbje koke që do kalojë. Pas disa orësh fëmija është përkeqësuar dhe kur është dërguar në spital mjeku dhe spitali Lushnjes e kane refuzuar ta mbajnë duke e nisur për në Tiranë.
Në të njëjtën ditë në ora 22:55 të mbrëmjes së 30.3.2016 i mituri A.S., ka vdekur. Hetimi penal ka nxjerrë fajtor mjekun i cili është dëbuar.
Familja ka kërkuar dëmshpërblim në vlerën e 42 mln lekë të cilin e ka fituar. Me pretendimin se kjo shumë po t’i jepej familjes spitali Lushnjes futet në kolaps dhe ka pamundësu financiare prej situatës covid-19, kanë kërkuar në Gjykatën e Lartë të mos paguajnë faturën.
Vendmi i siguruar nga Report Tv detyron spitalin të paguajë vlerën pasi janë gjetur fajtor. Me refuzimin e rekursit nga Gjykata e Lartë mbetet në fuqi dënimi ndaj spitalit të Lushnjes.
Gabimi i mjekut dhe spitalit eshte qe nuk e mbajten ne obzervim per 24-48 ore.Frakture mund te mos kesh,por nje trompoze,ose nje plasje ene gjaku,ose nje enjtje truri jane te mundeshme.Pastaj kur gjendja u perkeqesua,e derguan ne Tirane,duke humbur minuta te cmueshme.Ndoshta spitali i Lushnjes nuk i ka kushtet per raste te tilla,por mbrojtja nuk e permend kete ne gjyq dhe ka ndikuar ne vendimin e gjykates.Demshperblimi eshte i drejte,por spitali eshte publik ,mbulohet nga shteti,keshtu qe nuk ka vend per kolaps.Bota ka ligje falimentimi qe ka raste qe edhe te mbrojne kur behet fjale per pagesa te larta,shume i shperdorojne per t'ia hedhur paq nga detyrimet financiare.Nuk e di nese Shqiperia ka ligje te tilla.
PërgjigjuTja japi jeten e tij ai mjek plere qe e mjekoi gabim.Kur te iken femija ca vlere ka pasuria.
PërgjigjuFemijen nuk e demtoi mjeku, dhe mjeku eshte njeri, nuk eshte zot. Kur protokollet qe duhet t'i bejne ministrite e te sigurojne staf e me urgjence nje mjek mos te shofe 200 veta ne nje turn, fajesoni mjeket. NE moment te pare aq shef I shkreti mjek qe eshte njeri. Kur ska shenja te vecanta rekomandohet rikthim ne spital ne rast keqesimi. Mjeku qe eshte njeri I kane hequr licencen, e eshte e tmerrshme kjo per nje njeri qe gjithe jeten e con ne sheebim te te tjereve. Majfton. Mjeku nuk vret , e kane vrare ATA qe e kane demtuar , . Shpesh per te dale pa lagur nga aksidentuesit cohet faji te mjeket. Ta pakten kaq kuptojeni o njerez ju lutem. Dhe fiksojeni mjeku eshte njeri, si te gjithe ju, nuk eshte zot, nuk parashikon, nuk hedh fall. AQ sa sheh e ka twknologji Ben.
Sikur padi dhe vendime si ky te beheshin te zakonshme ne Shqiperi, drejtuesit e spitaleve nuk do guxonin te merrnin ne pune ose te mbanin ne pune mjeke te paafte, te pakualifikuar ose te pandergjegjshem. Respekte per familjaret qe e kane ndjekur ceshtjen neper dyert e gjykatave per vite me rradhe. Kesaj i thone te kesh guxim per te kerkuar te drejten tende dhe te tregosh altruizem (qe familje te tjera te mos provojne cfare kaluan keta).