Ekskluzive/ Zbulohet dokumenti, Izet Haxhia u ekstradua me garancinë e qeverisë Berisha

11 Maj 2018, 18:03| Përditesimi: 12 Maj 2018, 08:06

  • Share

'Një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës, ministria dhe Rama i kanë premtuar hapjen e çështjes, le t'ia hapë, të mbetet brenda'. Kjo ishte deklarata e parë e ish kryeministrit Sali Berisha, kur Izet Haxhia kishte më pak se 60 minuta që kishte prekur tonën shqiptare pas 19 vitesh.

Për këtë deklarim, se Haxhinë e solli në Shqipëri Edi Rama, paraardhësi i tij Berisha nuk solli asnjë provë të mbështetëse këtë pohim.

Por cila është e vërteta e ekstradimit të Izet Haxhisë dhe a ka një prapavijë politike siç edhe pretendon Sali Berisha?

Report TV disponon ekskluzivisht dokumentin në formë garancie për shtetin turk, që lejoi ekstradimin e Izet Haxhisë disa ditë më parë, dokument i cili tregon se përpjekja për ta ekstraduar kanë nisur që në vitin 2007 kur kryeministër ishte zoti Berisha.

Bëhet fjalë për këtë dokument me mbishkrimin sekret hartuar nga Ministria e Drejtësisë datë 06.04.2007 dhe mban firmën e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali.

Dokumenti i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Turke, përmes të cilit ministri i atëhershëm në detyrë Rusmaili thotë se: “në bazë të Konventës Europiane të Ekstradimit, duke iu referuar faktit se shtetasi Izet Haxhia është gjykuar në mungesë në bazë të nenit 504/2 të Kodit Shqiptarë të Procedurës Penale, garanton paraprakisht në emër të shtetit shqiptarë, respektimin e të drejtës së rigjykimit, në zbatim të së drejtës kushtetuese”.

Po ashtu në këtë letër garancie qeveria shqiptare e drejtuar nga Sali Berisha angazhohet se: “Do t'i garantojë personit të ekstraduar garancitë proceduriale të njohura nga pakti ndërkombëtar i OKBS për sa i takon të drejtave civile e politike”.

Letra e garancisë thotë gjithashtu se: “Asnjë gjykatë special nuk do të merret me aktet penale për të cilat akuzohet personi i ekstraduar. Personi ekstraduar nuk do ti nënshtrohet asnjë trajtimi që cenon integritetin e tij fizik e psikik”.

Një tjetër garanci e shprehur në këtë letër thotë se: “gjendja e personit të ekstraduar nuk mund të rëndohet gjatë arrestit për gjykim ose për zbatimin e dënimit nga përshtypjet e krijuara për shkak të opiniponeve të tij ose aktiviteteve politike të parashikuara në Kushtetutë dhe Kodin e Procedurës penale”.

Për të mësuar më shumë se cili ishte faktori kryesor në ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri dhe a ka patur prapavijë politike siç pretendon Z. Berisha, Report TV kontaktoi avokatin turk të Haxhisë i cili deklaroi se nuk ka patur asnjë dokument të ri garancie nga Ministria e Drejtësisë drejtuar nga Etilda Gjonaj.

“I vetmi dokument garancie në dosjen e Izet Haxhisë që mundësoi ekstradimin e tij është dokumenti vitit 2007 i marrë në konsideratë nga qeveria aktuale turke'. Po ashtu avokati deklaroi se sipas ligjit turk dokumenti lejimit të ekstradimit mban edhe firmën e presidentit Erdogan dhe ministrit të drejtësisë Abdul Hamit Gul.



Dokumenti ekskluziv. Garancitë e Qeverisë Berisha për ekstradimin e Izet Haxhisë


Avokati turk i Izet Haxhisë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben Tironci: 12/05/2018 17:37

    O hale burre. Vete e kerkuar ekstradimin nepermjet Ilir Rusmailit, tani thu e ka bo Edi kerkese.Kerrme hesapi.

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 12/05/2018 13:38

    Berisha do denohet si qen i ngordhur ka per te perfunduar...sa gjynah qe nuk do pshurrin qente rruges..por korbat jane gati...

    Përgjigju
  • Njetri: 12/05/2018 10:38

    Po ta ket sjell edi rama dhe ti ket premtuar qe do rihapi dosjen.. atehere edi respektet me te sinqerta une dua drejtesi si per azemin si per izetin si per 21 janarin e gerdecin hapi te gjitha nga fillimi te gjitha ca kan ngelur pezull

    Përgjigju
  • Landi: 11/05/2018 23:26

    Gjykimi ne mungese nuk pajtohet Me KEDNJ dhe normal qe i ekstradueshmi Me Ane Te avokatit Te tij kerkon mosektradimin Me pretendimin Se i eshte mohuar e drejta per nje proces Te rregullt ligjor. Per Te arritur ekstradimin shteti shqiptar eshte i detyruar te jape garancite procedurale per rigjykim per ndryshe nuk arrihet ekstradimi. Kjo Ska lidhje kush ka dhene garancine per rigjykim ps apo pd

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 11/05/2018 18:57

    Në çdo hap që bën krimineli salhe del bllof dhe me veprimet e tia . Prit o beg se ka henek i thon një fjale o salhe . ZOTI VONON POR KURR NUK HARON .

    Përgjigju
    • ardenicari: 11/05/2018 23:42

      prit gomar te mbij bar i thone kesaj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?