Ekskluzive/ Zbulohet letra sekrete e Sandër Simonit, si u nënvlerësua alarmi për terroristët individualë

1 Maj 2020, 16:59| Përditesimi: 1 Maj 2020, 18:30

  • Share

Kompetencat e SPAK dhe të gjykatave të posaçme parashikohen në nenin 135 të Kushtetutës se ndryshuar në korrik të 2016 si dhe në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Më parë, neni 75/a i Kodit të Procedurës parashikonte 40 vepra të rënda penale në kompetencë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Gjykatës për Krimet e Rënda. Këto dy institucione janë zëvendësuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatat Speciale. Por, në vitin 2017, Kuvendi ndryshoi nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, duke reduktuar veprat penale në kompetencë të SPAK. U hoqën 31 vepra penale të rënda penale, duke kaluar në kompetencë të prokurorive dhe gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm. 

Ky gjymtim i kompetencave ka shqetësua në atë kohë Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me në krye Sandër Simonin. Në një letër të publikuar nga Report Tv, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka shprehur shqetësimin në atë kohë për pasojat e reduktimit të kompetencave e SPAK, sidomos për heqjen e veprave penale të trafiqeve dhe në fushën e terrorizmit. Letra i është drejtuar në atë kohë Komisionit për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, me në krye Fatmir Xhafajn.

Në letër ndër të tjera, në letër thuhet se “ne mendojmë se propozimet për ndryshimin e nenit 75/a të KPRP në lidhje me kompetencën e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ngushtojnë kuptimin e krimit të organizuar dhe i heqin kësaj gjykate të posaçme kompetencën për gjykimin e veprave penale të trafiqeve të qenieve njerëzore, armëve, narkotikëve si dhe të veprave penale në fushën e terrorizimit. Kjo mund të ndikojë negativisht në trajtimin me efikasitet të këtyre çështjeve të natyrës së krimit të organizuar dhe në aplikimin e një politike penale jo të përshtatshme, duke qenë në kompetencë të gjykatave të rretheve gjyqësore”.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka kërkuar që SPAK dhe Gjykatat e Speciale të kenë të njëjtat kompetenca lëndore si Gjykata e Krimeve të Rënda. “Kujtojmë këtu se hetimi dhe gjykimi i çështjeve të trafikimit të qenieve njerëzore, të narkotikëve apo të armëve janë të lidhura ngushtë me bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar dhe vetëm një gjykatë e specializuar e posaçme mund t’i trajtojë ato. Shpërndarja e hetimit dhe e gjykimit për këtë natyrë çështjesh në prokuroritë dhe gjykatat e rretheve gjyqësore do të dëmtonte hetimin e fakteve kriminale e të mekanizmit të ngjarjeve që shpesh shtrihet në të gjithë territorin e vendit dhe jashtë”, thuhet në letër.

Gjatë shqyrtimit të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, propozimet e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u pranuan nga OPDAT, Ministria e Brendshme, ekspertët penalistë dhe Fatmir Xhafaj, por propozimet nuk u reflektuan në versionin përfundimtar të miratuar. Çfarë pasoje ka sjellë sot gjymtimi i kompetencave? Pasoja është kjo: Nëse veprat penale të terrorizimit, komplotit, vrasjeve, trafikut të drogës, armëve, qenieve njerëzore etj., kryhen nga individë, nuk janë në kompetencë të SPAK dhe Gjykatave Speciale. Nëse këto vrpa penale kryhen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, organizatave dhe bandave të armatosura, janë në kompetencë të SPAK. Pra, 33 vepra të rënda penale, kur kryhen jo në bashkëpunim, nuk janë në kompetencë të SPAK.

Veprat penale që iu hoqën SPAK

Genocidi (neni 73 Kodi Penal)

Krime kundër njerëzimit (neni 74)

Krimet e luftës (neni 75)

Vrasja për gjakmarrje (neni78/a)

Vrasja në rrethana të tjera cilësuese (neni 79)

Vrasja e funksionarëve publikë (neni 79/a)

Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit (neni 79/b)

Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare (neni 79/c)

Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit (neni 109)

Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë (neni 109/b)

Trafikimi i personave të rritur (neni 110/a)

Trafikimi i të miturve (neni 128/b)

Atentati (neni 219)

Komploti (neni 220)

Kryengritja (neni 221)

Vepra me qëllime terroriste (neni 230)

Financimi i terrorizmit (neni 230/a)

Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizmin (neni 230/b)

Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve (neni 231)

Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (neni 232)

Krijimi i turmave të armatosura (neni 233)

Prodhimi i armëve luftarake (neni 234)

Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj (neni 265/a)

Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj (neni 265/b)

Thirrja për pjesëmarrje në veprime luftarake të dhunshme në një shtet të huaj (neni 265/c)

Trafikimi i armëve dhe i municionit (neni 278/a)

Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive (neni 282/a)

Trafikimi i narkotikëve (neni 283/a)

Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale (neni 284/a)

Fshehja ose asgjësimi i kufomës (neni 333)

Detyrimi për të kallëzuar provën (neni 334)

Komento

Komente

  • Drejtesi: 02/05/2020 14:06

    Cfar lesh ceshtjes hetoka e gjykoka spaku i mirpritur prej kaq vitesh ne drejtesin e mohuar shqiptare.Vetem vepra kortupsjoni qe asnjehere nuk provohen me ligjet e bera nga parlameti,per prokurome,tendra e vjedhje te ndryshme.Spaku duhet te jete vazhduse e thellimit te gjykimeve te krimeve te renda,sic jane aktet teroriste,vrasjet me pagese,trafik i droges,te te mitureve,vrasje pergjakmarje ose me paramendim te mirpercaktuar te indiviteve apo nje grupi temire percaktuar kriminal,vrasje ne rrethana te caktura.Po nuk u gjykune nga spaku me plot gojen te themi na rrofte reforma formale ne drejtesi.Sekrimet e renda kunder shoqeise dhe njerzimit jakemo lene tagjykoje nje mi..

    Përgjigju
  • New York - Tirane: 02/05/2020 08:37

    O Tan: Sander Simoni nuk eshte jurist i dale nga plepat. Por nje figure e paster qe e ka kaluar me sukses edhe vetingun. Ai ka shume te drejte per problemin ne fjale dhe eshte shume profesional. Problemi ne Shqiperi qendron tek politika e lidhur me krimin dhe tek interesat individualiste.

    Përgjigju
  • Cungu: 01/05/2020 17:04

    Bravo, i vlen ky shkrim jo per gje por ka dhe vetingun perpara

    Përgjigju
    • Tan: 01/05/2020 19:45

      Nuk mund ti thuash bravo nje juristi qe gjykon sipas interesave te politikes. Ky njeri duhej te shkonte ne shtepi jo te jete ende ne sistem se nuk e nderon drejtesine shqiptare.

    • Info: 01/05/2020 17:46

      Sander Simoni e ka kaluar Vetingun qe ne janar

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?