Ekskluzive! Nëna e autorit të dyshuar: Do i jap jetën atij që më jep lajmin se ku janë, qoftë gjallë ose vdekur

8 Tetor 2020, 12:50| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 16:07

  • Share

MALËSI E MADHE- Kur kanë kaluar 5 ditë nga zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe, 2 prej tyre janë gjetur këtë të enjte (8 tetor) në malësinë e Vrithit. Report Tv ka kontaktuar ekskluzivisht me familjarët e të rinjve të zhdukur. Nëna e Danjel Pepajt, autori i dyshuar për ekzekutimin e dy të rinjve Klement Pepajt 21 vjeç dhe Vilson Çutajt 37 vjeç për zhdukjen e një sasie droge është e gatshme që të japë edhe jetën, vetëm të dijë se ku ndodhet djali i saj.

"Burri (Rrok Pepaj) është në polici, po jep dëshminë. Na kanë humbur dy djem të fisit dhe një tjetër. Ai që ma jep mua lajmin se ku ndodhen qoftë që janë gjallë qoftë të vdekur, unë do jepja jetën. Jam shumë e sëmurë, mos më ngacmoni. Asnjë informacion s'kemi nga policia. Unë jam e sëmurë, jam në varr. Si nënë mos më bëni të fluturoja para kohe", tha ajo.

Report Tv kontaktoi me Nush Pepajn, ku telefonatës iu përgjigj vajza e tij, e motra e Klementit. Kjo sepse Nush Pepaj ishte së bashku me policinë për të kërkuar për tre të rinjtë. "Babai është në mal tani. Me policinë ishte duke e kërkuar. Është një zonë e pabanuar, shumë lart në Malësi", tha ajo për Report Tv.

Report Tv sjell video nga kërkimet e uniformave blu në një zonë të thellë të Malësi, në Vrith. I pranishëm në operacionin e kërkimeve ishte edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj. Kjo zonë ka shumë shpella dhe dyshohet se trupat e të zhdukurve mund të ishin fshehur në një prej tyre. Kjo ngjarje është e mbuluar me mister. Familja e Klement Pepajt ka akuzuar familjen e Danjel Pepajt, se djali i tyre është autor i vrasjes, duke ndezur mosmarrëveshjen mes dy familjeve, por edhe me fisin e të zhdukurit tjetër, Çutajt. Megjithatë, nga sa është raportuar deri më tani, asnjë nga familjet nuk është ngujuar.

Dyshohet se prishja e pazareve dhe vjedhja e 50 kg marijuanë është bërë shkak i zhdukjes së tre kushërinjve prej 5 ditësh në Malësinë e Madhe

Ora 13:19
Zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe/ Report Tv sjell video nga kërkimet e policisë, dyshohet se trupat janë fshehur në shpella

Report Tv sjell video nga kërkimet e uniformave blu në një zonë të thellë të Malësi, në Vrith.  I pranishëm në operacionin e kërkimeve është edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj. Kjo zonë ka shumë shpella dhe dyshohet se mund të jenë fshehur trupat e të zhdukurve.

1602155841_kerkimet.jpg

Ora 13:16
Zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe/ Motra e Klement Pepajt: Babai po kërkon me policinë në mal në një zonë të thellë

1602154416_5f7c97fd00934treterinjte1.jpg

Klement Pepaj, Vilson Çutaj dhe Danjel Pepaj

E motra e Klement Pepajt për Report Tv ka bërë me dije se babai i saj është me policinë duke kërkuar trupat e të zhdukurve.

"Babai është në mal tani. Me policinë është duke e kërkuar. Është një zonë e pabanuar, shumë lart në Malësi", tha ajo për Report Tv.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • athina: 09/10/2020 09:17

    gjobat falen vetem per perkrasit politik, te majte opo te djathte qofshin. te tjeret i paguajn kjo eshte padrejtesi ligjet ne vendin tone ndryshojne ne favor te atyre qe i perpilojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?