Ekskluzive-Lista e OFL-së/ Nga 'Çipuri' te 'Buzderi', anëtari i 'Hakmarrjes për Drejtësi', Fejzo Zekaj dhe dy gra në Vlorë! (VIDEO)

22 Shkurt 2020, 14:10| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 19:49

  • Share

Zbardhen emra të tjerë të personave që janë në listën e Operacionit “Forca e Ligjit”,ku sot “Shqiptarja.com” publikon emrat e individëve që janë nga Vlora dhe Tirana.Me hyrjen në fuqi të aktit-normativ nr.1 të kryeministrit Rama, policia kriminale ka hartuar dhe listat e shtetasve që janë të dënuar dhe menjëherë kanë filluar verifikimet për verifikimin administrativ të pasurisë së tyre. Mes personave që janë në listën e Tiranës, ku OFL-ja ende nuk i ka përmendur emrin dhe ti çojë kërkesën për të justifikuar pasurinë është Domart Konjari.

Ky i fundit është person që kryen trafikun e kokainës në Francë dhe çështja në ngarkim të tij vijon të jetë në gjykim pranë gjykatës së posaçme në Tiranë. Konjari është në kërkim, pasi u lirua me një vendim të gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, me pretendimin se i kishin mbaruar afati kohor i qëndrimit në burg. Një emër tjetër mjaft i njohur i botës së krimit dhe botës së biznesit në Tiranë, për të cilin OFL-ja ende nuk i ka përmendur emrin, por që rezulton në listat e policisë kriminale, është Fejzo Zekaj, pronari në “hije” i kompanisë “F.Z Construction”.  Nëna e tij Tefta Zekaj është administratore dhe ortake e shoqërisë "FZ Construksion" sh.p.k.

Emri i Zekajt shfaqet në dokumentet e drejtësisë italiane në vitin 2003, si i implikuar në trafikimin e 6 kilogramëve heroinë nga Bullgaria dhe Turqia. Në moshën 26 vjeçare, Zekaj arrestohet së bashku me bullgarin Stuianov Nicolov Gheoghe si bashkëpunëtorë në trafikim. Zekaj, i ka shpëtuar një urdhër-arresti të lëshuar nga policia italiane në dhjetor 2004 dhe një hetimi të prokurorisë shqiptare për pastrim “parash”, ndërsa vazhdon i pashqetësuar, aktivitetin e tij të biznesit në Tiranë. Një personazh tjetër është Gentjan Çaka, anëtari i bandës “Hakmarrja për drejtësi”, i dënuar për akuzën e pengmarrjes dhe gjobëvënies.

Armando Sulejmani dhe Fejzo Zekaj

Po kështu në listën shumë emërore është dhe biznesmeni Halit Nazifi. Veç listës së Tiranës, “Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë dhe listën e personave në Vlorë që u kërkohet nga OFL të justifikojnë pasurinë, ku ndër emrat e parë është Fredi Mehmeti. Pas tij radhiten emra të tjerë si ai i Kreshnik Brahimit, djalit të Bashkim Brahimit të dënuar në Itali për trafik droge dhe ndërtues i një hoteli luksoz në Vlorë. Më tej lista vijon me Armando Sulejmanin dhe familjarëve të tij ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Çipuri”. Ky i fundit është dënuar për grabitje me armë dhe si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Gazmend Braka ose “Gaxhai” në Vlorë. Lista pasohet me një emër tjetër shok i “Çipurit”, Sokol Sinomati, ose siç njihet ndryshe me nofkën “Buzderi”, duke vijuar me Fatmir Hysenin ose “Doqja” i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Inez Hajrulla dhe vrasjen e ish-policit Santiago Malko në Tiranë.

Lista e Vlorës që ende OFL-ja nuk e ka bërë publike vijon me emra të tjerë si Julian Metushaj,Eduart Leskaj, Genis Mëhillaj, i dënuar si pjesë e bandës së tritolit në Vlorë, Julian Sinanaj, killeri gjakftohtë i bandës së Vlorës i dënuar me 35 vite burgim. Lista vijon me një emër tjetër siç është Aleksandër Sinanaj nga Rradhima, i cili është dënuar për grabitje me armë të një banke të nivelit të dytë në Vlorë, ngjarje e ndodhur në vitin 2011. Mes emrave në listën e OFL-së në Vlorë, janë dhe dy femra që duhet të justifikojnë pasurinë e tyre. E para është Albertina Konomi, si pjesë e një bande në Athinë në Greqi, ku kanë kryer plot 33 grabitje.Femra tjetër që është në listën e OFL-së quhet Desilvja Menaj, e arrestuar për gjobëvënien ndaj një biznesmeni në Vlorë.

Albertina Konomi, Desilvja Menaj

Më tej lista vijon me Endri Rrokaj, i dënuar në Itali për trafik droge dhe në Shqipëri për gjobëvënie. Në listën e Vlorës janë dhe emrat e Besim Besimaj, Ermal Mekollarit, Marion Manaj, Altin Aliaj i cili është nip i familjes Llanaj në Vlorë. Një tjetër emër është dhe Arlind Hitaj, Arbër Katiaj, Sokol Dhima e Bledar Aliko, të dënuar në Vlorë për grabitjen e bankave. Kreshnik Limo i dënuar për vrasje në Vlorë, Shpëtim Bani, Albert Skënderaj, Julian Koçiraj, Sokol Ramadanaj, Ermal Rrapaj, Aranit Dedënika ose “Bojku” i dënuar për pengmarje të një biznesmeni në Vlorë dhe Festim Velaj. Mes personave të tjerë që janë në listën e Vlorës, qartësohen emrat e  Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj, të tre të hetuar për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e trupit të Albano Xhaferit në Vlorë.

Komento

Komente

  • Vlora e vlonjateve: 25/02/2020 15:46

    Keta jan krimi ne vlore???po keta kan namin se demet i bejne pushtetaret me kullare.drejtorat ne vlore qe jan ber sheiker,qe i mbron partia e mbushin xhepat e nuk ii ndalon njeri se nuk ka interes se 1 pjes te lekeve e marrin vet.keta coni ne spak po doni te vini drejtesi e lista e ketyre letyrave ska fund

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/02/2020 17:37

    Kan filluar nga posht, kështu arrihet më së lehëti tek kulmi i krimit ! Kur q’monton themelin muret dhe kulmi bien vet për toke, pastaj shumë shpejt do i shofim se kush janë ”forcat” kulmore të krimit që po e ”mbrojn kushtetutën” e këti vendi duke uluruar si bisha të egra...! Kurtha është e hapur, kështu që shumë nga këto bisha do bien në kurth që nga 2 marsi ...!!!

    Përgjigju
  • upsss: 23/02/2020 10:48

    Po Elidon Xhaferi??

    Përgjigju
  • Fieraku: 23/02/2020 08:04

    Fundurrina vlonjate

    Përgjigju
    • Laluci: 23/02/2020 10:32

      Kshu mbas tel je trim i madhe ti!

  • Lab: 22/02/2020 23:59

    Po sokolin sandin e klodin cpaten plerat ca do u marin boll halle kan mavrit Shtet legen ta fillojn nga policet e gjyqtaret plerat dhe deputet meren me keta me nje tuf me kalamaq pe te rrit

    Përgjigju
  • Akiu: 22/02/2020 23:31

    Po festim Leli ku esht

    Përgjigju
    • simba: 23/02/2020 11:27

      ai qe permend ti o aki nuk ka shtepi prandaj mos u bjer njerzve ne qaf kot

    • simba: 23/02/2020 11:25

      o aki ca ke me njerzit qe permend emra qe skan lidhje me ofl e leshit

  • Ali: 22/02/2020 23:29

    Ca thua

    Përgjigju
  • Lani: 22/02/2020 22:27

    Po keta te fundit cpune kane se spo marim vesh

    Përgjigju
    • Inal: 22/02/2020 23:13

      Do ta març vesh po dal

  • Lumi i vlores: 22/02/2020 21:12

    Ca bejn keta letyra show e fillojn nga zh plerat akoma perkrahin njerz

    Përgjigju
  • Selenice: 22/02/2020 16:49

    Ajdeni në Vlore urgjente se nuk jetohete me në kete qytet! Pastroni minjete te qetesohet komuniteti!

    Përgjigju
    • A.n.: 22/02/2020 21:38

      Spo marrim vesh kush jane macet dhe kush minjte.

  • Niko: 22/02/2020 16:20

    Keni harruar Shpetim Gjika

    Përgjigju
    • Sejmeri: 22/02/2020 19:57

      I ka me djers delegati, mos i bini ne qaf kot

  • Tarasi: 22/02/2020 15:44

    shqiptaret duhet ti pergjigjen thirrjes se ilir metes...duhet te shkojne edhe ta terheqin zvarre pleren

    Përgjigju
    • Taplasi: 22/02/2020 16:16

      Ngrihuni ju hajdutet me ilir meten ,se populli nuk ngrihet per te mbrojtur pasurin e mones dhe likes,..

    • Tu rast: 22/02/2020 15:59

      Pse shikon ndonje qe i ka vene leket me djersen e ballit ketu ti qe te vjen keq?

  • Qorri: 22/02/2020 15:27

    Po ju vini gra e nuk vini Agron Xhafen. Kush i ben keto lista. Ardi droga dhe Fatzi xhafa. Yyyyyyttt

    Përgjigju
    • Vlonjati99ave: 23/02/2020 04:56

      E sa e sa bosa te tjere te Vlores qe e kane vene pasurine me “djerse”. Alamet Show se duan te Hyjne ne europe duke bere shembuj disa te pambrojtur! Ah u zencin mallkimet e atyre njerezve te drejte e te pagajshem qe jetojne ne ate vend, dhe te atyre qe morren rrugen per shkakun tuaj, poltike put*ne!

    • Ta futi e sta nxorri: 23/02/2020 01:57

      Po ndoshta do e kish pas rradhęn vjehrri i bashës para geronit,se bëri gjithë at karibina në mes t detit e si hëngri jari

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?