Ekskluzive-Lista e re/ Gjyqtarët me dosje dhe me emra të ndryshuar në Veting

17 Janar 2019, 07:39| Përditesimi: 17 Janar 2019, 21:42

  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka përcaktuar me anë të shortit një listë të re me 36 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët po i nënshtrohen skanimit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Shorti është hedhur më 15 janar, ndërsa Komisioni i Vetingut ka nisur menjëherë procedurat e rivlerësimit, duke administruar raportet e hartuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili ka zëvendësuar KLD.

Pas shqyrtimit të raporteve, trupat gjykuese të KPK dhe përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit do të nisin një hetim të thelluar për secilin rast. Në bazë të gjetjeve, KPK do të vendosë për secilin gjyqtar dhe prokuror shkarkimin ose konfirmimin në detyrë. Pjesë e listës së re është edhe ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, tashmë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Pjesë e listës është gjyqtari i Apelit në Vlorë, Petrit Aliaj, i kallëzuar penalisht nga ILDKP në 8 qershor 2015 për deklarim të rremë të pasurisë, fshehje pasurie, falsifikime dokumentesh, transferta të dyshimta etj. Më 28 shator të 2015, Ministria e Drejtësisë, bazuar në dosjen e ILDKP, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkarkimin e gjyqtarit. KLD, në mbledhjen e 10 shkurtit të 2017, vendosi rrëzimin e kërkesës, ndërsa dosja e ILDKP është mbyllur nga prokuroria. Nga verifikimet që ka bërë Shqiptarja.com, Petrit Aliaj ka ndryshuar edhe gjeneralitetet, ku mbiemri i tij i parë rezulton të jetë, Petrit Vejzadi.

Vetingut po i Nënshtrohet edhe gjyqtarja e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Marsela Balili, për të cilën prokuroria ka kërkuar që të dënohej me dy vite burg me akuzën e korrupsionit. Për shkak të procedimit nga Prokuroria, së bashku me bashkëshortin, Marsela Balili ka qenë pezulluar për 6 vite nga KLD. Gjykata e shpalli të pafajshme gjyqtaren, ndërsa dënoi me një vit burg me kusht bashkëshortin e saj prokuror, Aleksandër Plepi. Pas vendimit, KLD e ktheu në detyrë gjyqtaren.

Në listë është edhe Zegjine Sollaku, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, bashkëshortja e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Përpos gjyqtarëve, në listë janë edhe prokurorët Adnand Xhelili, Aferdita Vatnikaj (Ndoi), Albert Demirneli, Alket Mersini, Alketa Zifla, Anila Galanxhi (Papa), Anisa Qilimi, Apostol Prifti, Arben Allajbeu, Ardian Braho dhe Ardiano Dyrmishi.

Fran Prendi
Pjesë e listës së përzgjedhur me anë të shortit është edhe Fran Prendi, gjyqtarë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Prendi drejtoi trupën gjykuese që dënoi me 14 vite burg Emiljano Shullazin për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal. Në total të gjithë anëtarët e bandës u dënuan me 55 vite burg. Vetingut po i nënshtrohen edhe gjyqtarët Valdete Hoxha dhe Genti Shala, pjesë e trupë gjykuese për rigjykimin e Izet Haxhisë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdarit, por që kërkuan të dorëhiqeshin.

Lista e re me gjyqtarët dhe prokurorët në Veting
Anila Kristani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Klodiana Veizi, (Mema) Gjykata Administrative e Shk. së Parë Durrës

Margarita Buhali, Gjykata e Apelit Vlorë

Genti Shala, Gjykata e Apelit Tiranë

Maria Qirjazi, Gjykata e Apelit Tiranë

Shkëlqim Mustafa, Gjykata e Apelit Tiranë

Shpresa Beçaj, Gjykata e Apelit Tiranë

Valdete Hoxha, Gjykata e Apelit Tiranë

Zegjine Sollaku, Gjykata e Apelit Tiranë

Ardit Mustafaj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda  

Etleva Deda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Flora Hajredinaj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Fran Prendi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Iliriana Olldashi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Klodian Kurushi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Liljana Baku, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Luan Hasneziri, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Irena Gjoka (Maneku), Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Daniela Shirka, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Miliana Muça, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Bib Ndreca, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Marsela Balili, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Nazmi Troka, Gjykata e Apelit Vlorë

Petrit Aliaj, Gjykata e Apelit Vlorë

Adnand Xhelili, Prokuroria e Rrethit Tiranë

Aferdita Vatnikaj (Ndoi), Prokuroria e Rrethit Tiranë

Albert Demirneli, Prokuroria e Rrethit Tiranë

Alket Mersini, Prokuroria e Rrethit Tiranë

Alketa Zifla, Prokuroria e Rrethit Tiranë

Anila Galanxhi, (Papa) Prokuroria e Rrethit Tiranë

Anisa Qilimi, Prokuroria e Rrethit Tiranë

Apostol Prifti, Prokuroria e Rrethit Tiranë

Arben Allajbeu, Prokuroria e Rrethit Tiranë

Ardian Braho, Prokuroria e Rrethit Tiranë

Ardiano Dyrmishi, Prokuroria e Rrethit Tiranë

Lista e zgjedhur me short në nëntor 2018
Eneida Civici Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD)

Gerd Hoxha Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD

Gjin Gjoni Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (KLD)

Neritan Cena Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD)

Petrit Çomo Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD)

Ridvan Hado Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (KLD)

Evjeni Sinojmeri, Gjykata e Apelit Tiranë

Fatmira Hajdari Gjykata e Apelit Tiranë

Fatri Islamaj Gjykata e Apelit Tiranë

Flutura Skënderi Gjykata e Apelit Tiranë

Alkelina Gazidede Gjykata Administrative e Apelit

Altina Nasufi Gjykata Administrative e Apelit

Amarildo Laçi Gjykata Administrative e Apelit

Arjan Qafa Gjykata Administrative e Apelit

Bari Shyti Gjykata Administrative e Apelit

Bernina Kondi Gjykata Administrative e Apelit

Blerona Hasa Gjykata Administrative e Apelit

Enkelejda Softa Gjykata Administrative e Apelit

Fjoralba Prifti Gjykata Administrative e Apelit

Lindita Sinanaj Gjykata Administrative e Apelit

Rilinda Selimi Gjykata Administrative e Apelit

Altin Dumani Prokuroria e Apelit Tiranë

Arben Qosja Prokuroria e Apelit Tiranë

Edmond Hyka Prokuroria e Apelit Tiranë

Genti Xholi Prokuroria e Apelit Tiranë

Nezir Gjoka Prokuroria e Apelit Tiranë

Henrik Haxhiraj Prokuroria e Apelit Vlorë

Kleanthi Zeka Prokuroria e Apelit Vlorë

Pelivan Malaj, prokuror i Apelit në Vlorë

Brahim Dragjoshi Prokuroria e Apelit Shkodër

Rozeta Goskova, Qirjaqi Prokuroria e Apelit Korçë

Gjon Fusha Prokuroria e Apelit Gjirokastër

Moisi Duda Prokuroria e Apelit Durrës

Ludivik Dodaj Prokuroria e Apelit Durrës

Bilbil Mete Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Kujtim Luli Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?