Ekskluzive/ Emrat e shefave të policisë në burgje, marrin detyrën 24 drejtuesit që do të aplikojnë sistemin '41 bis'

9 Nëntor 2019, 11:08| Përditesimi: 9 Nëntor 2019, 12:00

  • Share

ReportTv siguron ekskluzivisht emrat e 24 drejtuesve të rinj si shefa policie në burgjeve, të cilët prej pak ditësh kanë marrë detyrën për të vënë në zbatim masat shtesë për sigurinë në burgje dhe zbatimin e ‘‘bis 41‘‘. Këta efektiv i janë nënshtruar një kontrolli paraprak në lidhje me pastërtinë e figurës, pasurisë dhe anës profesionale dhe zëvendësojnë ish kolegët e tyre të larguar për shkak të rezultateve të dobëta në punë, ku ishin kapur sende të ndaluara, drogë, telefona dhe kontakte me persona të lidhur me krimin.

Jordoan Misja ose burgu 313 në Tiranë i është besuar Nikolin Gjonpalit, ndërsa IEVP 302 njohur edhe si Mine Peza i është besuar Ferdinand Peçit. Në Burrel është caktuar Bardhyl Koxha, në Kukës Mentor Rada, në Krujë Lulzim Haxhia, në Tropojë Selim Selimaj, në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë është caktuar Fatos Dosti, në Lezhë Zydi Katroshi.

IEVP Ali Demi, njohur edhe si burgu i grave i është besuar si shefe policie zonjës Mimoza Rumano, IEVP Tepelenë Het’hem Llapit, Saranda Artur Mustës, IEVP riedukimit të të miturve në Kavajë i është besuar Mina Velos. Në Fier shef policie në IEVP është caktuar Bashkim Mece, Berat Ilia Papa, Vaqarr Agim Tafaj, Shkodër Tofik Sinani, Lushnjë Syrja Malasi, ndërsa në spitalin e burgut në Tiranë është caktuar Elona Prespa.

Në Vlorë është vendosur Lefter Shehu, Durrës Gëzim Gjoni, Elbasan Fatjom Sadiku, Rrogozhinë Fatmir Kacelli. Burgjet e sigurisë së lartë si Drenova në Korçë i është besuar Artur Gushos dhe Peqini i është besuar Hysni Ndreut. I vetmi drejtues që nuk është prekur nga kjo lëvizje e cila shkaktoi një tërmet brenda burgjeve ishte drejtori i përgjithshëm i policisë Bardhyl Kacorri i cili është ende në detyrë.

N/r    IEVP    Shef policie
1    Burrel    Kadri Koxha
2    Ali Demi Mimoza Rumano
3    Kukës    Mentor Rada
4    Tepelenë  Het’hem Llapi
5    Krujë    Lulzim Haxhia
6    Sarandë    Artur Musta
7    Kavajë    Mina Velo
8    Fier     Bashkim  Meçe
9    Berat    Ilia Papa
10    Korçë    Altin Gusho
11    Tropojë    Selim Selimaj
12    Peqin    Hysni Ndreu
13    Spitali Burgjeve    Elona Prespa
14    Jordan Misja    Nikolin Gjonpali
15    Shkodër    Tofik Sinani
16    Lezhë    Zydi Katroshi
17    Vlorë    Lefter Shehu
18    Durrës    Gëzim Gjoni
19    Lushnjë    Syrja Malasi
20    Fushë Krujë    Fatos Dosti
21    Vaqarr    Agim Tafaj
22    Elbasan    Fatjom Sadiku
23    Mine Peza    Ferdinand Preçi
24    Rrogozhinë    Fatmir Kacelli

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taku: 09/11/2019 16:47

    Te njejtet jane sillu emshtillu ata jane!

    Përgjigju
  • Ali: 09/11/2019 12:55

    Ushtaret e Shef Kambos (dallaverexhiu me i madh i burgjeve), te gjithw. Ju pafshi hajrin emerimeve te tilla znj Ministre

    Përgjigju
  • Ali: 09/11/2019 12:49

    TURP 1.Hysni Ndreu i njohur si "pijetar" me disa mada disiplinore 2.Ferdinant Preci ish polic me te gjitha partite verifikoni sa shkolla te mesme ka, i perjashtuar e rikthyer disahere polic 3.Fatjon Sadikaj ish polic a ka shkolle te lart te rregullt??? 4.Gezim Gjoni i keqperdorur nga Fatjon Fanaj ne Fushekruje 5.ethem Llapi veteran idisa partive

    Përgjigju
    • Armand: 24/12/2019 12:50

      O ali' po motren dhe gruan e ke regjistruar ne ndonje vend...

    • KOLA: 09/11/2019 14:00

      PO JU MBANI NE BURGJE OFICER TE DENUAR ME VENDIME GJYQESORE KU ME PARE JANE PERJASHTUAR NGA POLICIA E SHTETIT

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?