Kronikë
Top 24

Ekskluzive/Report Tv siguron videon e vrasjes së grabitësit në Fier, zjarr me policinë

28 Mars 2018, 14:56| Përditesimi: 28 Mars 2018, 18:58

  • Share

Report TV transmeton ekskluzivisht pamjet e grabitjes në Fier e ndodhur 5 ditë më parë, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë grabitësi 20-vjeçar Xhuljano Sollaku dhe u plagos grabitësi tjetër Arben Muca. Në pamje duket qartë momenti i shkëmbimit të zjarrit nga 6 grabitësit me policinë. Siç duket edhe nga pamjet, e kapura nga një kamer sigurie pranë vendit të ngjarjes, grabitësit kanë ardhur me një mjet në orën 02.18 minuta pas mesnate.

E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një harku kohor prej 11 minutash që kur grabitësit kanë mbërritur dhe ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit me policinë. Grabitësit kanë qëndruar në makinë për afro 5 minuta dhe pasi kanë studiuar zonën, në orën 02:23 minuta ata i drejtohen banesës. Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv duken 4 grabitës që i drejtohen banesës së shtetasit Minella Muço ndërsa dy të tjerë ruajn jashtë, fare pranë vendit ku parkuan mjetin.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • moderni: 28/03/2018 18:52

    iu lumte dora qe e vrane qenin

    Përgjigju
    • Emigranti: 28/03/2018 23:24

      Mjere nena qe e ka bere thuaj. Po ai ate qe kerkoi ate gjeti por kete radhe nga plumbat e policise. Ju lumte dora por mire do ishte te mos veitej por plumbi nuk pyet shume se dhe policet bire nenash jane dhe ja me ca kane te bejne. Respekt Policise.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?