Ekskluzive/Shpërthimi me tritol në makinën e Preng Gjinit! Zbardhet rrëfimi i 5 vëllezërve Reçi: Nuk kemi hasmëri, të hetohen vrasjet e dy vëllezërve

23 Shtator 2020, 12:04| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 14:35

  • Share

Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, nuk ka asnjë dyshim për policinë e Tiranës që lidhet me gjakmarrjen mes dy familjeve Gjini dhe Reçi në qytetin e Rrëshenit. “Shqiptarja.com” zbardh detaje të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë, e cila ndodhi në qendër të Tiranës, ku si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur Preng Gjini. Policia një ditë pas ngjarjes ka kryer kontrolle të imtësishme në qytetin e Rrëshenit, ku në fokus kanë qenë banesat e vëllezërve Tonin Reçi, Paulin Reçi, Martin Reçi, Alfred Reçi dhe Gjovalin Reçi.

Gjatë këtyre kontrolleve nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm dhe të gjithë vëllezërit ishin në banesat respektive. Vetëm në shtëpinë e Gjovalin Reçit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pajisje DVR dhe një dron. Të gjithë vëllezërit janë marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku kanë dhënë shpjegime. Ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me askënd dhe se kanë kërkuar që policia të zbardhë vrasjen e dy vëllezërve të tjerë Kastriot Reçi në Rrëshen dhe Gasper Rreçin në Itali.

Të gjithë vëllezërit kanë deklaruar se nuk kanë hasmëri me asnjë person në Rrëshen. Ata kanë pohuar në polici se Preng Gjinin e njohin si banor të Rrëshenit dhe se në vitin 1997 ka qenë polic në këtë qytet. Për më tepër vëllezërit Reçi, kanë informuar policinë se Preng Gjini, ka qenë i akuzuar si person që ka vjedhur bankën në Rrëshen gjatë vitit 1997. Më tej vëllezërit, kanë deklaruar se me Preng Gjinin kanë njohje të si banorë të Rrëshenit por nuk kanë pasur komunikime me të. Gjithashtu të gjithë vëllezërit kanë treguar në polici se për ngjarjen e rëndë nuk kanë asnjë dijeni dhe ishin informuar përmes raportimeve në televizion. Ndërkohë për policinë e Tiranë nuk ka asnjë dyshim që atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, është kryer pikërisht si pasojë e zinxhirit të hakmarrjeve mes dy familjeve Reçi dhe Gjini.

Në një raport operativ policor thuhet se:”…këto konflikte janë si pasojë e prishjes së pazareve të drogës në shtetin Italian mes Gasper Reçit dhe personit të plagosur në Tiranë, Preng Gjini. Sipas të dhënave Gasper Reçi, është vrarë në shtetin Italian në vitin 2017. Si pasojë e këtyre konflikteve në vazhdim të hakmarrjeve është vrarë në Rrëshen Anton Gjini në datën 12 gusht 2019, i cili është vëllai i Preng Gjinit. Situata e hakmarrjes ka vijuar me vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen dhe mandej ka vijuar me atentatin me tritol në 15 shtator 2020 në Tiranë ndaj Preng Gjinit…”.

Në dokumentet policore rezulton se si pasojë e atentatit me tritol, është plagosur rëndë Preng Gjini, dhe janë plagosur dy persona të tjerë, Italiani Simone Barbadoro dhe Ergys Sula. Ndërkohë fatmirësisht ka shpëtuar një zyrtar i Drejtorisë së Pastrit të Parave me inicialet H.Ç, i cili ndodhej pas makinës së Preng Gjinit. H.Ç, është marrë në pyetje dhe ka deklaruar momentet e situatës së shpërthimit. Ndërkohë nga kontrolli fizik i Preng Gjinit, rezultoi se ai kishte me vete një sasi prej mbi 2 mijë euro dhe një shumë lekësh shqiptare si dhe dy telefona të cilët janë sekuestruar.

1600855556_gjinireci.jpg

Preng Gjini dhe Martin Reçi

Ora 13:36
Iu bë antenat me tritol, Preng Gjini dërgohet në Turqi për operacion, rrezikon të humbasë shikimin

Preng Gjini në spital

Burime për Report Tv raportojnë se Preng Gjini i cili ra pre e një atentati me tritol në Tiranë, është larguar drejt Turqisë për t'iu nënshtruar një operacioni në sy për shkak se rrezikon të humbas shikimin. Gjini mbeti i plagosur në  një atentat me tritol në makinë e tij gjatë kohës që ishte në lëvizje në urën e Selitës në Tiranë.

Ai u shtrua te Spitali i Traumës në Tiranë, ku iu nënshtruar disa operacioneve në bark, në sy si dhe mori dëmtime në krahun e majtë. Për shkaka të shpërthimit ai rrezikonte humbje të shikimit, dhe për këtë ai është dërguar për kurim drejt Turqisë.

50-vjeçarit Preng Gjinit iu bë atentat urën e Selitës, ku makinës me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi është kontrolluar nga një telekomandë në distancë ndërsa ai ishte duke udhëtuar. Atentati mendohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini dhe dhe vëllezërve Reçi, e mohojnë pistën ne hakmarrjes.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 23/09/2020 16:20

    KESHTU E peson kur vret te tjeret......////

    Përgjigju
  • Shaban: 23/09/2020 12:38

    Pra ka nje indicie per pastrim parash dhe pastrim te te ardhurave nga aktivitete kriminale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?