Ekskluzive-Vrasja e Ferracakut, autorët harruan një karikator me fishekë

20 Shtator 2018, 07:16| Përditesimi: 20 Shtator 2018, 14:57

  • Share

Vrasja e biznesmenit Arjan Ferracaku mbi kalë në Shkodër, ka mobilizuar katër oficerë nga struktura “Forca e Ligjit” në Tiranë dhe dy prokurorë në Shkodër, të cilët janë duke kryer një sërë veprimesh me imtësi, me qëllim dhe shpresën e identifikimit të autorëve të këtij krimi që tronditi Shkodrën. Nga analizimi i një sërë provash dhe materialesh të sekuestruara në vendin e ngjarjes, është arritur në konkluzjonin se dy personat që kanë qëlluar me automatik, nuk kanë qënë profesionistë, kjo për shkak se në vendin ku kishin ngritur pritën kanë lënë shumë prova, që konsiderohen të vleshme për prokurorinë dhe policisë. “Shqiptarja.com” ka siguruar një pjesë të dosjes hetimore që bën fjalë lidhur me vrasjen e biznesmenit në Shkodër, Arjan Ferracaku, ku në këtë material tregohet se pas ekzekutimit në ikje e sipër autorët kanë haruar në vendgjarje dhe një karrikator automatiku të mbushut plot me fishekë. Ky karrikator tashmë është çuar për analizim së bashku me dy paketa dhe një çakmak të gjendur të vendin e krimit.

Ekzaminimi është kryer në institutin e policisë shkencore pranë ministrisë së Brendshme, ku mësohet se janë identifikuar disa gjurmë gishti. Konfirmimi për gjetjen e gjurmëve të gishtit në karikatorin e mbushur me fishekë dhe të lënë në vendgjarje nga autorët e krimit, e konfirmon dhe prokuroria e Shkodrës, por kjo e fundit nuk jep të dhëna se kujt personi i përkasin këto gjurmë gishti. Zbulimi i gjurmëve të gishtit në këtë karikator, dy paketat e çakmak, tregon se prokuroria dhe policia e Shkodrës, janë afër gjetjes së ekzekutorëve të Arjan Ferracakut, i cili u qëlloi teksa po kalëronte në datën 1 shtator 2018. Tashmë prokuroria dhe policia janë futur në një sfidë për gjetjen e personit që i përkasin këto gjurmë gishti, ku shumë gjurmë të rregjistruara në kartotekën kriminale të policisë Shkodër, janë duke u verifikuar me imtësi.

Autorët ikën zbardhur shapkat e sandalet në vendin e krimit

Personat që kanë qëlluar me automatik mbi Arjan Ferracakun janë treguar të kujdesshëm për ekzekutimin e tij, por jo për sa i përket moslënies së provave. Në një material që disponon gazeta “Shqiptarja.com”, autorët kanë haruar disa sende personale, që mund ti rezultojë fatal për sa i përket zbulimit të tyre. Në dokument thuhet se:“…nga studimi i materialit hetimor rezulton se në datën 1 shtator 2018 rreth orës 13:50 në vendin e quajtur “Bishti i Qinisë” në fshatin Dobraç, është vrarë me armë zjari shtetasi Arjan Ferracaku. Menjëherë është shkuar tek vendi i ngjarjes ku u dha informacioni ku është konstatuar trupi i viktimës Ferracaku. Nga kqyrja me imtësi e vendit të ngjarjes u morën dhe u sekuestruan 24 gëzhoja, dy predha, një krëhër I mbushur me fishekë, një palë sandale, një palë shapka,një çantë e zezë në të cilën kishte dy paketa cigare, një çakmak dhe një telefon, që i përkiste viktimës Ferracaku. Sipas hetuesve të grupit hetimor, autorët kanë lënë në vendgjarje shumë sende, përfshirë këtu shapkat dhe sandalet, duke analizuar dhe aluduar se deri në dalje të rrugës, ku janë larguar me makinë, dy personat kanë vrapur zbathur. Njëherësh gjurmë gishti janë gjendur dhe në një çakmak dhe në paketa.

Viktima me 7 plagë në trup

Ngjarja që tronditi Shkodrën në fillim të muajit shtator, ende qëndron e pazbardhur dhe se autorët e këtij krimi vijojnë të mos jenë ende të arrestuar. Vetëm tre ditë pas kësaj ngjarje policia dhe RENEA ndërmorën një aksion në dy lagje në Shkodër, duke arrestuar katër persona në Dobraç, të cilët janë duke u verifikuar mbi gjurmët e gishtave. Por njëherësh gjatë kësaj kohe prokuroria e Shkodrës ka administruar dhe aktin e ekspertimit mjeko-ligjor të viktimës Ferracaku, ku evidentohet se biznesmeni që zotëronte një hotel në Velipojë dhe një restorant në Shkodër është prekur nga katër plumba automatiku. Sipas aktit të ekspertimit aktorët kanë qëlluar plot 24 herë, por vetëm katër plumba kanë prekur trupin e viktimës. Për shkak të largësisë jo të madhe, tre nga nga katër plumbat kanë qënë tejshpues duke i shkaktuar 7 plagë gjithsej në trup të riut, dhe për pasojë i kanë sjellë vdekjen e menjëhershme të tij.

Shtatë plagë

Sipas aktit të ekspertimit aktorët kanë qëlluar plot 24 herë, por vetëm katër plumba kanë prekur trupin e viktimës. Për shkak të largësisë jo të madhe, tre nga nga katër plumbat kanë qënë tejshpues duke i shkaktuar 7 plagë

Provat në vendgjarje

24 gëzhoja automatiku

Dy predha automatiku

Një krëhër i mbushur me fishekë

Një palë sandale

Një palë shapka

Një çantë e zezë

Dy paketa cigare

Një çakmak

Një telefon i viktimës

I riu zotëronte disa biznes në Shkodër/ Vrasja e Ferracakut, dyshime për refuzim të gjobës financiare tek grupet kriminale

Babai i dy fëmijëve të mitur, biznesmen i njohur në Shkodër dhe Velipojë është vrarë me breshëri kallashnikovi teksa po kalëronte me dy miqtë e tij. Policia e këtij qyteti ka përqëndruar hetimet e saj në disa anëtarë të grupeve kriminale që veprojnë në Shkodër, pasi dyshohet se vrasja lidhet me gjobat financiare që mund ti jenë vendosur këtij biznesmeni. Policia ka dalë në këtë konkluzjon pasi, viktima nuk njihej si person me precedentë penalë apo që të jetë përplasur me grupet kriminale, por ka shumë gjasa se vrasja e tij mund të ketë ndodhur vetëm për shkak të gjobave financiare, pasi 30-vjeçari dhe babai i tij Kujtim Ferracaku, gëzojnë biznese të shumta në Shkodër. Për më tepër familja Ferracaku njihet në Shkodër me reputacion të mirë, dhe jo konfliktualë. Një ditë pas vrasjes së 30-vjeçarit, në Shkodër ishte planifikuar të bëhej një aktivitet sportiv lidhur me garat me kuaj, dhe për këtë qëllim 30-vjeçari Arjan Ferracaku, kishte dalë të kalëronte së bashku me dy shokë të tij. Por teksa vraponin mbi kuaj, një breshëri kallashnikovi i ka marë jetën babait të dy fëmijëve. Ferracaku njihet si biznesmen dhe pronar i hotel “Fantazia” në Velipojë dhe restorantit “Zus” që ndodhet sa kalon urën e Bunës në Shkodër. Zona ku ka ndodhur krimi, njihet nga policia si vendi ku shpesh herë atentatorët kanë djegur makinat, menjëherë pasi kanë qëlluar objektivat e tyre. Arjan Ferracaku rezulton të jetë djali, i një prej biznesmenëve më të njohur në zonën e Shkodrës, pasi administron biznese plastike dhe duralumini.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loku: 20/09/2018 13:17

    Uuaauu, ju lumt. Po tani. A mundt ti themi udhë të mbar kriminelave more gazetar?!?!?

    Përgjigju
  • [email protected]: 20/09/2018 07:32

    Ishin nuk ishin profesionist. I kapet apo jo? Ku jan?

    Përgjigju
    • Xxxx: 20/09/2018 08:55

      Ato te pa bes nuk e kan vendin ne burg , ato veq pushkatim e ska tjeter , fundi i tyne dihet.qoft i xhenetit ky trim

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?