Shqiptarja.com zbardh diskutimet në mbledhjen me dyer të mbyllura në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku, me pretendimin se nuk ka identifikuar pazgjidhshmërinë e Bujar Sheshit si anëtar i KLP. Shumica e anëtarëve të KLP janë shprehur kundër shqyrtimin të kërkesës së dy partive kryesore në opozitë. Madje, anëtari i KLP, Besnik Cani është shprehur se kjo kërkesë e PD-LSI synon përbaltjen e kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku. Në këtë kuadër, Cani ka pohuar se kërkesa nuk duhej as të futej në rendin e ditës. Në një linjë me Canin ishin edhe anëtarët Nurihan Seiti Metaj, Tartar Bazaj, Alfred Balla, Kostaq Beluri dhe kryetari Gent Ibrahimi.
Diskutimet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë
Gent Ibrahimi: Pika e fundit e rendit të ditës është diskutim i një kërkese që ka ardhur në zyrën time. Është një kërkesë e grupeve parlamentare të opozitës, të cilët i kërkojnë KLP që të nisë procedimin disiplinor ndaj Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku, për dështimin sipas tyre për rastin e z. Sheshi për të identifikuar, sipas tyre, pazgjidhshmërinë e z. Sheshi. Të them të drejtën kam pasur një dilemë nëse do të duhej të ishte apo nuk do të duhej të ishte çështje e rendit të ditës. Duket sikur është një letërkëmbim administrativ midis institucioneve, por nga ana tjetër kjo i drejtohet Këshillit. Kështu që unë si përfundim vendosa ta bëj çështje e rendit të ditës. Edhe vetë ky fakt është i diskutueshëm nëse çështja duhet të ishte në rendin e ditës apo jo. Pres diskutimet tuaja për dy probleme, së pari nëse çështja do të duhej të ishte bërë pjesë e rendit të ditës apo jo dhe së dyti për përmbajtjen e përgjigjes që ju është vënë në dispozicion.
Nurihan Seiti Metaj: E para kjo është jashtë teme. Kur keni dilema, më pyesni mua sepse mund t’ju çoj tek rruga e duhur. Kam një intuitë penalisteje. E dyta, unë nuk jam dakord as të trajtohej. Po marr shkas vetëm nga modeli dhe nga lënda e një akti. Pavarësisht se ka titullin drejtuar KLP, nuk shoh asnjë bazë ligjore, që ne si Këshill mund të marrim në trajtim akte të tilla.
Besnik Cani: Unë jam i mendimit se kjo kërkesë nuk duhet të ishte fare në rendin e ditës. Kjo është një kërkesë e natyrës administrative. Meqenëse ka ardhur në seancë plenare, po të shohim kompetencat e seancës plenare, nuk hyn fare. Ne nuk mund të marrin një vendim që të miratojmë një shkresë të kryetarit se si duhet të dalë një shkresë e kryetarit për t’ja nisur një subjekti kërkues. Nëse vendosim këtë standard ne, i bie që për çdo letër dhe ankesë që vjen në këtë Këshill, ne të marrim një vendim dhe të autorizojmë kryetarin që t’i kthejmë përgjigje në mënyrë administrative. Është pa sens. Kjo e ka dhënë efektin publik dhe e kam parë më tepër si një përbaltje në rastin konkret. Për mua nuk është në kompetencë të Këshillit që të vendosë për këtë.
Tartar Bazaj: Unë do ta trajtoj çështjen si civilist. Pyetja është legjitimohemi ne si Këshill për ta trajtuar çështjen apo jo? Unë them se nuk legjitimohemi, sepse vetë ata si ligjvënës e kanë zgjidhur se si procedohet në këtë rast. Pra, ne nuk kemi tagër të diskutojmë. Kjo i takon kryetarit në mënyrë administrative t’u kthejë një përgjigje.
Alfred Balla: Është bërë edhe një kallëzim penal për zonjën Marku në lidhje me këtë, kjo mund ta ndihmojë edh kryetarin për përgjigjen administrative.
Kostaq Beluri: Puna është se ne po themi se nuk ja vlen ta diskutojmë në Këshill dhe ne po hapim debatin. Unë ju thash rrugën zyrtare që duhet të ndjekë dokumenti pa ardhur në Këshill. Zgjidhjen do ta gjejë komisioni i disiplinës se objekti i asaj kërkese ka lidhje me atë komision. Nëse komisioni i disiplinës vlerëson se duhet kthyer një përgjigje administrative, i takon komisionit ta bëjë. Nuk jam që përgjigjen ta kthejë kryetari. Nuk i takon kryetarit që të kthejë përgjigje.
Besnik Cani: Ideja e z. Beluri është në shinat e ligjit. Në të gjitha rastet e tjera, ne si komision disipline kemi shqyrtuar kërkesat dhe kemi dalë me akte administrative. Ky rast vjen e futet sot në mbledhje për të bërë sot dhe nesër gjithë ditën lajme. Z. Beluri mendoj se ka të drejtë. Le ta ndjekë rrugën dhe t’i propozohet kryetarit një mendim i komisionit të disiplinës.
Gent Ibrahimi: Mirë, të pakën të na shërbejë ky rast për të vendosur një standard të ri një punë. Si organ i ri natyrshëm ballafaqohemi me disa gjëra për herë të parë, natyrshëm ka ndonjëherë pikëpyetje për mënyrën më të mirë të veprimit në raport me çështjet, me të cilat ballafaqohemi. Le të na shërbejë ky rast për të vendosur këtë standard.
Besnik Cani: Është pa sens. Kjo e ka dhënë efektin publik dhe e kam parë më tepër si një përbaltje në rastin konkret. Për mua nuk është në kompetencë të Këshillit që të vendosë për këtë”.
Nurihan Seiti: E para kjo është jashtë teme. Kur keni dilema, më pyesni mua sepse mund t’ju çoj tek rruga e duhur. Kam një intuitë penalisteje. E dyta, unë nuk jam dakord as të trajtohej”.
Ja mjafton ky lloj arsyetimi we bejne keta..dhe merret me mend se cfar drejtesie po rilind
PërgjigjuDuket dielli ,qe kur del .Nuk besoj te marr ndokush mundimin, te kundershtoi filozofin popullore (anonime ).SHume artikuj te medias se shkruar dhe vizive kan vene ne dishim, pastertine morale te grupit - pasteria e figures- ,(apo vetingu).Perballia e pare e KLP-se me nje kallzim ,nga opozita ,perfundoi 6-0 ne favor te qeverisies .Pra te 6 keta zoterinj -me autoritetin e vet zotit e quajten kallzimin (lajthitie ).Pra vetingu as me shume e asme pak ,na doli ~qe ne lindje ,fiasko~.Na mbetet vetem ti lutemi zotit ,qe politikanet shqipetare se bashku me zoterinjt ,te derguar nga perendimi ,te bejne ndonje pune te mir ;ne se si ka shenjuar shejtani .
Përgjigju