Ekskluzive-Zbardhen përgjimet/ Ja si vlonjati drejtonte nga burgu trafikun e drogës

13 Shkurt 2019, 07:28| Përditesimi: 13 Shkurt 2019, 14:21

  • Share

Policia italiane në bashkëpunim me palën shqiptare kanë goditur katër grupe kriminale të trafikut të drogës në të dyja anët e Adriatikut duke lëshuar 27 urdhër arreste, 21 për shqiptarë dhe 6 për italianë. Deri tani janë prangosur 20 persona, ndërsa në kërkim janë 7 të tjerë.Gjashtë shqiptarë u arrestuan në Vlorë, gjashtë në Itali, një është në burg në Shqipëri (i kapur në 2017) dhe tjetri në Malin e Zi, ndërsa shtatë janë në kërkim duke e dërguar numrin në 21.“Shqiptarja.com” mëson se një ndër krerët e grupit kriminal me bazë në Vlorë dhe që trafikonte drogë në drejtim të Italisë ishte Fatmir Xhelili. Në vendimin e Gjykatës së Leçes, të cilin “Shqiptarja.com” e disponon, thuhet se Xhelili është përgjegjës për të paktën katër episode të trafikun të drogës, ku në total përllogaritet sasia prej 2.8 ton. Anëtarët e këtij grupi kriminal flisnin në mënyrë të koduar ku drogën e qunin me emrin “Goma Michelin”.

Në rast se ata kërkonin drogë, e thoshin troç në telefona “…dua të blej goma për furgonin, nga ato Michelin…”, dhe më pas vijon me përcaktimin e pazarit të drogës, ku vetëm në një rast një sasi prej 15 kg lëndë narkotike është shitur me çmimin 22 mijë euro. Por linjat e koduara të komunikimit të trafikantëve ishin zbërthyer nga skuadrat e hetimit të prokurorisë së Leçes, të cilat kishin rënë në gjurmë të trafikut të drogës, që këta njerës bënin nga Shqipëria në Itali. Por ndryshe nga grupet e tjera të arrestuara, ky grup me qëndër në Vlorë, dhe që drejtohet nga Fatmir Xhelili, ka vijuar aktivitetin e trafikut të drogës, edhe pasi në burg ka rënë organizatori Fatmir Xhelili.Ky i fundit ka mobilizuar vëllain Erion Xhelili dhe gruan e tij Isida Xhelili, duke i dhënë detyra nga burgu, se si duhet të vepronin për trafikun e drogës.  

Kreu i grupit Fatmir Xhelilit
Xhelili merr rolin e nxitësit, duke u bërë iniciator i grupit, dhe marrë rreth vetes pjestarët e tjerë. Xhelili premton futjen e sasive të tjera të drogës në territorin shqiptar dhe mbikqyr të gjithë aktivitetin e drejtuar nga ai,duke marë funksione vendimtare. Madje sipas materialit që disponon gazeta Xhelili edhe nga burgu nga burgu, jepte direktiva në lidhje me dorëzimet e drogës, në mbledhjen e marijuanës dhe rekuperimit të të ardhurave financiare. Fatmir Xhelili rregullisht drejtonte personalisht importimet dhe kordinonte punën e pjestarëve të tjerë, në lidhje si me furnizimet, ashtu edhe me aktivitetin e shpërndarjes.

Në episodin e trafikut të parë të drogës nga Shqipëria në Itali, Fatmir Xhelili,ishte pronari i substancës narkotike të fshehur në Leçe, organizonte transaksionin e pjesës prej 15 kilogram, marijuanë në Messina,duke u kujdesur pesonalisht për transportin e substancës narkotike ndihmuar nga Kujtim Elmazi,Ajet Çepaj që bënte stafetën. Ndërkohë në episodin e dytë të trafikut të drogës vëllezërit Isufaj ishin fumizues të pjesës së substancës narkotike për ta importuar nëpërmjet detit në territorin salentino, Fatmir Xhelili pagonte çmimin për blerjen e gomones për ta përdorur për të transportuar drogën.

Ndërkohë episodin e tretë Fatmir Xhelili ishte pronari i substancës narkotike të fshehur në Leçe. Ai ndiqte mjetin e ngarkuar me drogë, bashkë me Ajet Cepaj, që nuk arrinte në Siçilia, pasi bllokohet më parë nga policia gjyqësore që arreston korrjerin Kujtim Elmazi. Gjithashtu në trafikimin e 2.715 kg drogë në datën 8 shtator 2016, pronari i drogës të trafikuar në rrugë detare dhe të fshehur në Leçe,merrte pjesë aktive në fazat e zbarkimit të drogës e kujdesej për fshehjen në një shtëpi në periferi të Leçe, në rrugën “Lo Papa”. Sipas hetimeve Fatmir Xhelili drejtonte çdo fazë përgatitore në realizimin e importimit duke mbajtur personalisht edhe kontaktet në Shqipëri në lidhje me gadishmërinë e substancës narkotike, kujdesej personalisht për fazat e dorëzimit të pjesëve me drogë të korrierëve të ndryshëm që vinin nga rajone të ndryshme italiane.

Vëllai i Fatmirit Erion Xhelili
Erion Xhelili vëllai i kreut të grupit kriminal Fatmir Xhelili, pas arrestimit të tij në 8 shtator 2016, ngarkohej nga i vëllai i burgosur për shpërndarjen e pjesës tjetër të substancës narkotike dhe rekuperimin e të ardhurave financiare. Xhelili urdhëronte vëllanë e tij që të kujdesej ndaj plantacioneve me marijuanë në Shqipëri e për mbledhjen e bimëve narkotike. Sipas dokumentave vëllai i Fatmir Xhelilit del plotësisht aktiv edhe para arrestimit të të vëllait pasi kishte qënë në në Leçe në rrugën “Lo Papa”,duke furnizuar një korrjer me drogë. Madje ka qënë mjaft aktiv për të shitur marjuanën në Romë.

Gruaja e Fatmirit Isida Xhelili
Pjesë e këtij grupi kriminal që trafikonte drogë është dhe gruaja e kreut të grupit Fatmir Xhelili. Pas arrestimit të tij,ajo merte dirrektiva gjatë takimeve që kryente në burg me burrin dhe ai e njoftonte në trafiqet që duhet të kryheshin në vijim. Ajo nga ngarkohej nga i shoqi të vigjilonte mbi veprimtarinë e Erjon Xhelilit dhe të mbante lidhjet me blerësit e mundshëm të substancës narkotike. Njëherësh të takonte personalisht personat për të mbledhur të ardhurat dhe të përfshinte personat e caktuar nga i shoqi për mbledhjen e bimëve të marijuanës në Shqipëri.

Roli i Ajet Çepaj e anëtarëve të tjerë
Sipas dosjes Italiane Ajet Çepaj rezulton të jetë ndërmjetës mes Fatmir Xhelilit, furnizues i pjesës së drogës dhe grupit kriminal i zonës në Siçili. Ajeti merrte pjesë personalisht në transferimin e drogës nga Leçe në Messina, duke u bërë stafetë për mjetin e drejtuar nga Kujtim Elmazi pasagjer Fatmir Xhelilin. Kujtim Elmazi kryente korrjerin në transportet nga Leçe në Siçili. Po kështu trafikanti tjetër Elvin Xamo njeri i besueshëm i Fatmir Xhelilit, merrte pjesë në fazat e ngarkimit të drogës në makinën që do të transportonte pjesën e drogés nga Leçe në Messina. Sipas hetimit Xamo del se përcaktonte me Artur Malo organizimin e fazave të pritjes së ngarkesës gjatë bregut dhe

kompensimet për secilin nga personat e përfshirë, merrte pjesë personalisht né kontaktet që bëheshin në Shqipëri mes Fatmir Xhelilin e vëllezërve Isufaj që ishin furnizues droge. Artur Malo,ishte i impenjuar në pëgatitjen e provës tjetër të lundrueses që do të përdorej në transportin e paligjshëm të drogës. Malo u jepte mbështetje logjistike skafistëve Kujtim Elmazi e Fridi Murataj. Malo preokupohej të dërgonte në Otranto dokumentet e Kujtim Elmazit, për të evituar dëbimin. Gjithashtu Malo merrte pjesë në takimet me anëtarët e grupit, përgatiste në transportin e drogës në Sicili, duke u kujdesur edhe në mbledhjen e disa anëtarëve për llogari të kreut të këtij grupi Fatmir Xhelili.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?