Ekskluzive/ Kolaudoi 'përbindëshin' në Durrës, gjykata mbyll dosjen për Arben Qaton e LSI-së dhe ndërtuesin e resort 'Kamelia'

21 Shkurt 2020, 15:20| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 18:51

  • Share

TIRANE- Gjykata e Durrësit ka vendosur të pushojë çështjen penale në ngarkim të Arben Qatos, inxhinierit, që i doli emri si një nga kolauduesit abuzivë të ndërtimeve pa lejë në qytetin e Durrësit dhe zonën e Golemit. Qato ka qenë ish-kandidat për deputet të LSI-së në qarkun Durrës në zgjedhjet parlamentare të 2017. Si pasojë e kolaudimeve të falsifikuara dhe jo të drejta,por dhe punimeve të dobëta që kishte kryer në hotelin e tij “Vila Palma” në Golem, Arben Qato, në tërmetin e 26 nëntorit 2019 humbi ndërtesën buzë detit, ku nga shembja mbeti i vdekur babai i tij Sadik Qato dhe fatmirësisht shpëtoi njëri nga djemtë e tij.

“Shqiptarja.com” në 5 dhjetor 2019 ka raportuar se ky kolaudues ka falsifikuar dokumente, lidhur me kolaudimin e objektit shumë katësh që ndodhet në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” dhe që njihet ndryshe si kompleksi “Kamelia”. Për kolaudimet fiktive dhe jo reale, Arben Qato në muajin korrik 2019 është marrë i pandehur nga prokuroria e Durrësit, e cila ka ngritur ndaj tij akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Qato në cilësinë e inxhinierit kolaudues, ka kryer kolaudimin e pallatit “përbindësh” në Golem që quhet kompleksi “Kamelia”, që pas kolaudimit nga Qato, pronari i pallatit solli dhe shumëfishimin e kateve. Sipas prokurorisë ky kolaudim është kryer në muajin Maj 2012, duke shkelur të gjitha rregullat e urbanistikës dhe pa pasur asnjë dokumentacion konkret për objektin ekzistues.

Në këtë çështje penale veç Arben Qatos i pandehur për “Ndërtim pa lejë” është marrë dhe pronari i “përbindëshit” “Kamelia” Enver Shala, e bashkë me të dhe ish-kryekomunari i Rrashbullit, Hysen Gashi, Merita Zeqaj, Valentin Stanaj, Alketa Blakaj dhe shoqëria "Universal Engineering 08"shpk. Por kur në datën 5 shkurt, pritej që gjyqtarja paraprake e çështjes, Eda Kaja, të kalonte për gjykim dosjen penale në ngarkim të pandehurve të mësipërm, ajo ka vendosur pushimin e çështjes penale, duke e cilësuar se nuk ka prova materiale. Gjyqtarja Kaja ka një lidhje shoqërore me Dëshira Qato, bashkëshorten e të pandehurit në këtë çështje Arben Qato, shoqëri kjo që evidentohet edhe në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook”. Por pavarësisht këtij pushimi Dëshira Qato dhe Arben Qato, vijojnë të jenë në kërkim pasi në një vendim tjetër gjykata e Durrësit ka caktuar ndaj tyre masën e arrestit në burg në mungesë për akuzën e vrasjes.

Në vendimin e saj të pushimit të dosjes penale gjyqtarja Eda Kaja thotë se:“…në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata bindet plotësisht se, i pandehuri Hysen Gashi për shkak të pozitës së tij si Kryetar i Komunës Rrashbull i zgjedhur, nuk ka marrë në asnjë rast pjesë në përgatitjen, përpunimin dhe vlerësimin paraprak ligjor dhe teknik te çdo lloj dokumentacioni te paraqitur bashkë me kërkesat për dhënien e lejeve të ndërtimit, pasi nuk ka pasur një marrëdhënie direkt me Zyrën e Urbanistikës se Komunës Rrashbull ku mblidhej dhe përpunohej ky dokumentacion…”. Më tej në vendim kjo gjyqtare shton se:”…organi i akuzës nuk ka arritur në një konkluzion të qartë dhe logjik për sa i përket përcaktimit e plotësimit të elementeve të përgjegjësisë penale në lidhje me akuzat e atribuara ndaj të gjykuarve. Vërtetimi i akuzave në fjalë, për sa i përket veprimeve të të gjykuarve, nuk ka respektuar standardin ligjor të provimit përtej çdo dyshimi të arsyeshëm…”. Në fund të vendimit gjyqtarja Eda Kaja, ka çmuar se:”…ndaj Enver Shaba dhe shoqëria "Shala-E-CO", Hysen Gashi, Arben Qato, Merita Zeqaj, Valentin Stanaj, Alketa Blakaj dhe shoqëria "Universal Engineering 08"shpk, nuk duhet të vazhdojë ndjekja penale për "Ndërtim të paligjshëm" dhe "Shpërdorimi i detyrës" e kryer në bashkëpunim…”. Pavarësisht këtij vendimi të marrë në datën 5 shkurt 2020, prokuroria e Durrësit tashmë e ka apeluar atë në gjykatën e Apelit, duke kërkuar prej kësaj gjykate që të rrëzojë këtë vendim të padrejtë dhe të futë çështjen penale për gjykim ndaj të pandehurve të mësipërm.

Vendimi i gjykatës

1. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit Enver Shaba

2. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit shoqeria "Shala-E-CO"

3. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit Hysen Gashi

4. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit Arben Qato

5. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurës Merita Zeqaj

6. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit Valentin Stanaj

7. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurës Alketa Blakaj

8. Pushimin e procedimit penal në ngarkim të pandehurit shoqëria "Universal Engineering 08"

Vila Palma para shembjes nga tërmeti dhe kompleksi Kamelia
Akt koalidimi i kompleksit Kamelia

Hotel Kamelia në 2007-ën

Hotel Kamelia 2018

Të dhënat e dosjes

( Kliko këtu ) Vendimi i plotë i Gjykatës së Apelit

Arben dhe Dëshira Qato

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tarja!: 22/02/2020 13:21

    Kjo tip Gjygjtarje aq e korruptuar qenka qe nuk e canka menderen nga ligji,kaq hapur i dilka karshillik ligjit.Si nuk paska veper penale ndaj ketyre personasheve te kunderligjeshem qe dhane leje dhe lejune ndertime pa asnje sandat sigurije ne qutetin me te populluar bregdedar Durres.Ku nga termeti i 26 nendorit pati shum te plagosur e jete njerzish? Kjo gjygjtare mendere qenka jo njerzore por jashtokesore turp qe ben nje veprim te tille qe nuk eshte aspak profesjonale dhe ligjore,por eshte korrupjon ingjalle.Keto gjygjtar tille kane mare zemer nga Presidenti Meta e Monika Kryemadhi i dt.2.Mars 2020.Kjo gjygjtare e tjer si kjo dihet hetohet nga vetingu dhe Lryeinspektori i drejtesise te arrestohet dhe te japi llogori per korrupsjon e shperdorim detyre hapur.Populli nuk po shikonbefektet e vetingut dhe spakut.Faktori nderkombetar SH.A.A dhe Bashkim Europjan duhet te shqetesohet per kete e tjera fakte se cpo ndodh me drejtesine shqiptare.

    Përgjigju
  • Vlore: 21/02/2020 23:38

    Ishalla bie termet 12 balle ti fshije keto mutra ndertime te shemtuara

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/02/2020 23:08

    Burgim të perjetshem! Prandaj nuk denohen kriminelet ne Shqiperi sepse për 30 vjet janë bere bythe e breke gjyqtare-drejtore-politikane-prifterinjhoxhallare etj. Sillni nga jashte njerëz të rinj me integritet e të ftohte. Vetem keta do I shkaterrojne funderrinat pasi nuk kanë njohje ne Shqiperi. Na duhen njerëz të rinj e të ftohte!

    Përgjigju
  • jani: 21/02/2020 18:55

    KUR NUK I SHEMBI TERMETI TE GJITHA PALLATET NE PLAZHIN E DURRESIT,,GOLEMIT,,QERRETIT,,,I LUTEMI ZOTIT TJA LESHOI DHE NJE TERMET TJETER 9 BALLE,,QE TI PRISHE NJE HERE E MIRE KETO SHEMTI,,,ME SHUMTI KETO JANE BERE NE KOHEN E DAKOS,,,TERMETI TE SHEMBE DHE PALLATET E DAKOS ISHALLAH....

    Përgjigju
  • Arbeni: 21/02/2020 16:04

    Vetem resort nuk mund te quhet,,ai kamelia eshte nje hale...resorti ka parking te madh ka pishina perpara,,ka sherbim all-incluzive...kamelia eshte nje pallat i shentuar qe do shembur....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?