Davide Pecorelli, makina e djegur dhe pamje nga vendngjarja

Ekskluzive/ Report Tv zbardh lëvizjet e biznesmenit Davide Pecorelli në Shqipëri! Të gjitha hyrje-daljet në Rinas

21 Janar 2021, 12:45| Përditesimi: 21 Janar 2021, 17:03

  • Share

Report Tv ka zbardhur të gjithë hyrje-daljet e biznesmenit Davide Pecorelli në Shqipëri. Mësohet se ai ka udhëtuar drejt Shqipërisë 5 herë, 4 herë në vitin 2020 dhe një herë në vitin 2021. Hyrje-daljet e tij i ka kryer të gjitha përmes aeroportit të Rinasit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Pecorelli ka ardhur për herë të parë në Shqipëri më datë 24 shtator në vitin 2020. Qëndrimet e tij në Shqipëri kanë qenë 3 ditore deri në 2 javë. Rezulton se Pecorelli ka hyrë në vendin tonë më datë 3 janar nga Italia në orën 16:50 nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Po atë ditë ai mori me qira mjetin tip ‘Skoda Fabia’ e cila u gjet më pas e djegur në aksin Gjegjan-Reps në Pukë. Më datë 4 janar, Pecorelli udhëtoi drejt Shkodrës e në mbrëmje në Pukë ku u akomodua në hotel të cilën e prenotoi për 3 ditë por që qëndroi vetëm për dy ditë.

Një mesazh i dërguar nga WhatsApp për mikun e tij zbulon një tjetër detaj nga ngjarja e rëndë e zhdukjes së sipërmarrësit italian në Shqipëri, Davide Pecorelli. Një shok i tij në Itali, me të cilin Davide Pecorelli ishte gati të niste një biznes në të njëjtin sektor, shprehet se ka marrë një mesazh nga italiani që dyshohet se është djegur në makinën e tij teksa udhëtonte në Pukë.

Davide Pecorelli, 45 vjeç, mendohet se është gjetur në makinën e marrë me qira prej tij, që u gjet e djegur pasditen e 6 janarit në Pukë, ende në rrethana të paqarta. Në makinën e djegur është gjetur një skelet që dyshohet se është i tij. Kockat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigjia e ADN, e cila do të krahasohte me atë të familjarëve të ish-arbitrit italian.

Kujtojmë se analiza e ADN-së bërë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shqipëri, nëse pjesët e kockave të njeriut gjetur në automjetin ku udhëtonte Davide Pecorelli, 45-vjeçari italian i shpallur i humbur prej datës 6 janar, do të analizohen në Itali. Prokuroria e Perugias, e cila në të njëjtën kohë ka hapur procedim penal, ka në dorë ADN-në e vëllait të Pecorelit, të cilat do t’i krahasojë me analizat e ADN të mbetjeve kockore të analizuara në Shqipëri.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në eshtrat e gjetura s’ka dëmtime me plumb apo shenja dhune. Sipas hetuesve ngjarja është aksidentale dhe bëhet fjalë se eshtrat janë të biznesmenit, por në fund do jetë ADN-ja ajo që do e faktojë. 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 21/01/2021 15:59

    Policia e paska gjetur zgjidhjen, zjarr aksidental!!! Po pse do digjej vete kur kishte prere bileten e kthimit? Me cakmak u dogj vete aksidentalisht? Hajde polici hajde. Ben muuuuu qe e kane djegur te shkretin. Por policia e mbyll pa e hapur mire ceshtjen. E si mund te deklaroje nje gje te tille pa perfumduar hetimin xhanem?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?