Zbardhet vendimi i shpalljes së moskopetencës për dosjen penale që flet për anëtarët e familjes Bajri në Shkodër, për të cilët në 31 janar 2020 dy prokurorët e SPAK-ut, Ervin Kondili dhe Ened Nakuçi, vendosën të transferojnë dosjen penale për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Shkodrës. Argumenti që dy prokurorët kanë përdorur në marrjen e këtij vendimi moskompetence është se në asnjë rast personat e dyshuar nuk i kanë kryer veprat penale në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me më shumë se dy persona. Ky është një element formal dhe thelbësor, thonë prokurorët, për ekzistencën e veprës penale të “Grupit të strukturuar kriminal”.
Në vendimin prej 15 faqe të shpalljes së moskompetencës lëndore thuhet se: "për personat nën hetim Behar Brajoviç (Bajri), Enver Bajri, Safet Rustemi ose Ilir Rustemi (Bajri) Asmer Bilali, pavarësisht se hetohen për kryerjen e më shumë se një vepër penale, në asnjë rast nuk i kanë kryer veprat penale të bashkëpunimit, me më shumë se dy persona, element formal por dhe thelbësor për ekzistencën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Në këto kushte ata duhen të hetohen për veprat respektive, port ë kryera në formën e bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo të organizuar".
Behar Brajoviç (Bajri), Enver Bajri
Më poshtë këtij vendimi dy prokurorët e SPAK-ut, nënvizojnë se veprat penale të për cilat akuzohen këta persona si “Vrasje me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Përcaktimi i rezultateve në garat sportive”, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrimi”, nuk janë në kompetencën lëndore të ushtrimit të ndjekjes penale të prokurorisë së posaçme. Për pasojë prokurorët kanë dalë në përfundimin se në rastin konkret “aktet që i përkasin çështjes penale me nr.62 të vitit 2019 duhet të kalojnë për kompetencë në prokurorinë e Shkodrës". Më tej në vendim thuhet se: “pavarësisht se nga pikëpamja formale plotësohet kriteri numerik për ekzistencën e grupit kriminal, arrihet në konkluzionin se nuk mund të jemi përpara kësaj forme bashkëpunimi, përsa kohë që nuk arrihet të provohet se ky bashkëpunim, ka një strukturë dhe një organizim minimal për kryerjen e këtyre veprave penale dhe nuk ka qenë rastësor, por ka ekzistuar paraprakisht, para se të fillojë kryerja e veprës penale, ka vazhduar të ekzistojë edhe në momentin e fillimit të kryerjes së veprës dhe gjatë kohës së kryerjes së saj”.
Safet Rustemi (Bajri) Asmer Bilali
Më konkretisht dy prokurorët Nakuçi dhe Kondili sqarojnë në vendimin e shpalljes së moskopetencës se: ”nuk është e qartë se cila është forma e bashkëpunimit pasi, të hetuarës Jonida Murati, i atribuohet pjesëmarrja dhe bashkëpunimi në grup të strukturuar kriminal, ndërkohë që bashkëpunëtorëve në kryerjen e fakteve të paligjshme si Florina Hoxha, Senad Hallunaj dhe Mirë Nikaj, ju atribuohet forma e bashkëpunimit të thjeshtë. Në rast se pretendohet se kjo shtetase është pjesë e grupit, për shkak të lidhjes me të hetuarin Behar Brajoviq (Bajri), nga hetimi nuk rezulton se kjo shtetase është e implikuar në asnjë nga veprat penale që i atribuohen këtij personi”. Behar Bajri, akuzohet nga prokuroria për vrasjen me dashje në dëm të bashkëjetueses së tij Fabiola Hyseni. Kjo ngjarje ka ndodhur në 29 qershor 2002, kur 15-vjeçarja është raportuar si e vetëvrarë me tre plumba në shtëpinë e Bajrit. Njërin nga plumbat 15-vjeçarja e ka marrë pothuajse pas shpine.
Behar Bajri, i arrestuari kryesor për këtë ngjarje dhe i dyshuari nga prokuroria si personi autor për këtë vrasje, ka mohuar në mënyrë kategorike se e ka kryer këtë krim. Por nga ana tjetër, prokuroria ka krijuar bindjen e fortë, tashmë të mbështetur jo vetëm tek sekuestrimi i armës, por dhe në një akt-ekspertim grafik të shkrimit të poezive të gjetura në vendngjarje,duke ngritur dyshime të forta se autor i dyshuar është pikërisht Behar Bajri, njëri prej personave më të përfolur në botën e krimit në Shkodër. Ndërkohë në dosjen që disponon “Shqiptarja.com”, prokuroria thotë se me të njëjtën pistoletë tip “TT” që është qëlluar 15-vjeçaria Fabjola Hyseni në vitin 2002, është qëlluar në 7 shkurt 2001 Arben Tuzi, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën “Qemal Stafa” në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur dhe Lulzim Molla. Gjithashtu në dosje thuhet se Behar Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Sirjan Alia dhe Jorida Murati, të akuzuar për gjobëvënien në ngarkim të një pronari restoranti në Shirokë, një pronar agjencie udhëtimi në Shkodër dhe një biznesmeni. Ndërsa të arrestuar të tjerë në këtë çështje penale por që tashmë janë në masa sigurie “arrest shtëpie” janë disa punonjës të personelit në Spitalin e Shkodrës, si Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj, të cilat kanë kryer punësimin e paligjshëm dhe kanë paguar pa asnjë ditë pune, Jorida Muratin, mikeshën e Behar Bajrit.
me pak fjale gjobat po fillojn serisht ne shkoder
PërgjigjuHajt se na duhen n'Shkoder kta,plus qe Toma smund te rrinte vtm,me ke me pi kafen e me rregullu punt i shkreti
PërgjigjuAta jane superkriminela dhe keta i cojne ne gjykaten e shkodres turp i madh..i vetmi denim per ta eshte burg perjete,,meqe nuk ka denim me vdekje....
PërgjigjuME DEMEK TE GJITHE KRIMET QE KANE LIDHJE ME NJERA TJETREN DHE JANE ZINXHIR NGA TIRANA SHKODRA E BELGJIK HOLLAND JANE BERE PA PAGES, PA URDHRA,PA DASHJE DHE PA PERFITIM EKONOMIK .... PO MIRR MO, JO ME SPAK- POR KAPS LEKET E SHQIPTARVE.
PërgjigjuPo mire prap ku kane me dale me tere kto akuza. Njelloj eshte. Do denohen
PërgjigjuJe pak kontradiktor me cfare thua. Gjykata ose ka kapacitet dhe i denon ose nuk denohen se kan lidhje te forta sic thua ti. Nje nga te dyja
Po je pak kontradiktor per ca thua. Tani ose gjykata i denon pra ka kapacitet ose cdo gje eshte e kote sepse paskan perkrahje sic thua ti
jam jurist me 20 vjet eksperience ne fushe e te drejtes penale. dua ti them te gjithe lexuesve qe shqiperia ka pasur kriminela me nam shume te rrezikshem nga gaz muca, naim zyberi, caf susta, fetah seferi por me ligjin nuk i ecen askujt te gjithe qe permnda o jan pushkatu o jan vra po si ka llogarit njeri se me pe i lidhnin kur i arrestonin. grupi ne fjalr eshte shume i rreziksh sepse jane lidhje e mil shullazit tan dajtit sajmir tahirit dhe tom doshit dhe nje deupeti te zones se tyre. prandaj ja kan hedh drejtesise se edi rames deri tani. por mos harroni periudhen 2005 e mbrapa kur shumica e tyre kane qene denu me nga 15 vjet burgim dhe moren rrishikim mbas 2013.
Po pra eldi ate po them dhe un. I denon gjykata shkodres. Dosjen gati e ka
ka kapacitet shteti me i denu gjykata dhe prokuroria. ajo gjykate qe ka denu gjon gjeke gjergje bardhajn gezim cafin astrit kurmemen vid shegen etj jo me keta qe sj llogarit fare
Pse kaq te fuqishem jan?
Kush ka kapacitete mi denu ne shkoder,
Skandali i parë i SPAKUT.
PërgjigjuRi-Filloj lufta ne Shkoder
PërgjigjuKy vendim i SPAKUT tregon se edhe këta prokurorë janë pjesë e të njëjtit sistem drejtësie.Reforma në drejtësi është një dështim i plotë.
PërgjigjuVrap tu kerkoje ndjese shteti Bajrave dhe ti demshperbleje per prishje te imazhit, qe e kane patur qelibar para arrestimit te fundit.
Përgjigju