Sociale
Shëndeti
Top 24

Eksod mjekësh? Spitali i Fierit kundër Urdhrit të Mjekut: S'kemi largime, plotësojmë të gjitha shërbimet

14 Shtator 2018, 17:20| Përditesimi: 14 Shtator 2018, 18:00

  • Share

FIER - Spitali i Fierit nuk ka largim të mjekëve drejt Gjermanisë. Ky është reagimi që Drejtoresha e këtij spitali Nevila Shuke bëri pas prononcimit që presidenti i Urdhrit të Mjekut Besnik Brahimaj dha ditën e djeshme, në të cilën informoi se brenda këtij viti janë larguar rreth 13 mjekë nga spitali i Fierit.

Drejtoresha Nevila Shuke duke iu mbështetur faktit të mungesës së dokumentacionit tha se ky spital nuk ka largim të mjekëve specialist. 

Deklaroj me përgjegjësi të plotë se Spitali Rajonal i Fierit nuk është përfshirë nga largime të mjekëve specialistë nga ky spital drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera. Nisur nga intervista që Presidenti i Urdhrit të Mjekëve ka dhënë për mosmbulim të tre shërbimeve të rëndësishme, të shërbimit të pediatrisë, janë faktet që flasin, kemi 6 mjekë specialistë, paralelisht dhe 2 mjekë pediatër në atashim që punojnë në repartin e pranim-urgjencës të Pediatrisë. 

Nevila Shuke, drejtore e Spitalit të Fierit 

Drejtoresha Shuke tha se spitali i Fierit nuk ka mungesa mjekësh specialist as në imazheri apo neurologji, teksa bëri me dije se plotëson të gjitha nevojat për shërbimet shëndetësore të pacientëve të ardhur nga gjithë bashkitë e rajonit.

Komento

Komente

  • arsen: 18/10/2018 21:24

    Pse genjen pa pike turpi duke thene qe flet me pergjegjesi, urgjenca e Fierit eshte skandal dhe nje grafi qe kerkuam u be nami ,kur diskutuam dhe beme debat atehere Mjekja tha qe nuk me kushton asgje per ta bere grafine. por shume me faj nuk beje mjeken por kete baxhellen militante se e njoh shume mire dhe eshte kushurira e deputetes Rista qe me flet me pergjegjesi, qe kjo as vetes se saj muk i del garant, jo me ti dali qytetit te Fierit kjo flliqesire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?