Ministrja e Arsimit, Besa Shahini e ka cilësuar 2 korrikun e 1990 si një datë historike për kombin shqiptar, pasi si në Kosovë dhe në Shqipëri filloi liria. Në Tiranë, thotë Shahini para 30 vitesh u thye frika dhe nisi beteja për liri kundër diktaturës, kurse në Prishtinë përmes Deklaratës Kushtetuese në Kuvend, u mboll fara e shkëputjes nga Serbia. Shahini shton se pa sakrificë nuk ka fitore dhe pa betejë nuk ka liri, duke shënjuar një datë për nisjen e lirisë të dy shteteve të kombit shqiptar.
"2 korriku i shqiptarëve! Para 30 vitesh, në Tiranë u thye frika dhe u artikulua gatishmëria për betejën për liri kundër diktaturës në Shqipëri. Ndërkohë në Prishtinë, u shpall Deklarata Kushtetuese nga delegatët e Kuvendit të Kosovës, që mbolli farën e shkëputjes nga Serbia dhe themelimit të Republikës që e gëzojmë sot. Pa sakrificë nuk ka fitore dhe pa betejë nuk ka liri!", shkruan Shahini.
Postimi i Shahinit
Lajmi kryesor: