Shoqata e Infermierëve ka ngritur shqetësimin se në Shqipëri ka krizë për personel shëndetësor, pasi ka mungësë mjekësh dhe infermierë. Për mjeken shqiptare që jeton në Gjermanin Aurora Dollenberg, konstatimi është i saktë, kjo për faktin se në 3-vjeçarin e fundit ka një largim masiv, kryesisht të infermierëve dhe fizioterapistë. Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, mjekja tha se në bazë të statistikave, 60% e atyre që kanë emigruar janë bluza të bardha infermierë dhe jo mjek. Më konkretisht kanë emigruar 3400 në total personel mjekësor dhe nga këto 2400 janë infermierë dhe 1200 mjekë.
‘Para 10 viteve ka qenë fenomen i migrimit masiv, në 3 vjeçarin e fundit është dominuar nga infermieria dhe fizioterapia. Konstatimi i shoqatës është i drejtë, mangësia në personal mjekësor është në radhë të parë tek infermierët dhe tek mjekët. Ka dhe statistika që tregojnë se rreth 60% të atyre që kanë emigruar janë bluzat e bardha infermierë dhe jo mjekë. Kemi 3400 të emigruar në total, 2400 janë tashmë infermierë, 1200 janë mjekë. Dyfish është numri më i lartë i infermierëve të larguar sesa numri i mjekëve.’- u shpreh mjekja.
Në përgjithësi, ka një tendencë mbarë evropiane të rekrutimit të personelit mjekësor, tha Dollenberg, kjo pasi në gjermanët nuk preferojnë si profesion mjekësinë. Dollenberg tha po ashtu se personeli gjerman nuk është se e mirëpret personelin shqiptar.
‘Këtu është më lehtë, se ka nevojë për fizioterapistë, pasi dhe standardi i jetës është në mënyrë të tillë që përkushtohen tek kujdesit mjekësor, jo me medikamente. Profesioni i bluzave të bardha është në shërbim të popullatës dhe këtu, nuk preferojnë mjekësinë apo fizioterapinë. Nuk është një profesion i preferuar i bluzave të bardha në Gjermani. Rekrutimi i personelit mjekësor është një tendencë mbarë evropiane që po lëviz personelin mjekësor të lirë drejt vendeve perëndimore. Kolegët gjermanë nuk i mikpresin, ka një diskriminim të madh, qoftë shtetërore apo edhe profesionale. Gjermania mund të ofrojë një rrogë më të lartë, por taksat në total janë shumë herë më të larta.’- u shpreh Dollenberg.
Moj zonja Aurora po hajde ne Shqiperi ne se diskriminohesh. Po me kane thene qe ke marre soj e sorollope ne Gjermani. Ik moj zonje e di vete gjithe secili, nuk mbeten t'u japesh ti mend.
PërgjigjuAurora shiko ta besh edhe nje here llogarine se e ke gabim.
PërgjigjuFilloi propaganden kjo..ka marre ndonje dore leke te mire dhe flet ne kete lloj forme,..ketu mjeket po persekutohen moj e pafytyre qe na i beke mbledhjet 2400+1200=3400..po te jesh aq atdhetare krijon shoqate mbarekombetare me sindikate dhe kerkon te drejtat e mjekeve. Nejse, kjo eshte histori per nje dite tjeter.
PërgjigjuPo shko moj 'aurora' provoje vete. Nuk te pengon kusb, e pastaj flasim.