Refugjatë venezuelas duke u larguar nga vendi ityre

Bota

Eksodi nga kriza politike dhe ekonomike, 2.5 mln banorë janë larguar nga Venezuela për 4 vite

4 Shtator 2018, 09:22| Përditesimi: 4 Shtator 2018, 09:26

  • Share

Rreth 2,5 milionë venezuelas janë larguar nga vendi i tyre për shkak të krizës politike dhe ekonomike që prej vitit 2014, thanë ekspertët. Ndërkohë që përfaqësues nga 13 vende të Amerikës Latine janë mbledhur në Kuito për të koordinuar përgjigjen e tyre ndaj këtij fluksi masiv emigrantësh.

“Ne duhet ta bëjmë këtë krizë më të dukshme dhe të kanalizojmë ndihmën ekonomike për të pritur këta migrantë”, tha ministri i Punët të Jashtme i Ekuadorit, Andres Teran në këtë takim dy ditor.

Në këtë takim nuk u përfshi Venezuela, që e mohon se ka një eksod në masë të qytetarëve të saj. Por vendet organizatore thanë se eksodi ka arritur nivele dramatike këtë vit. Kolumbia, vend fqinj, e vetme pret një milion qytetarë venezuelas.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?