Prej disa ditësh misionet arkeologjike nga Franca dhe Italia kanë nisur gërmimet në Apoloni dhe Rubik për të bërë zbulime të reja, që do të hedhin dritë në studimin e qytetit antik. Në fakt, që nga viti 1992 ekspeditat më të shumta kanë qenë ato shqiptaro-francez, të cilat kanë në fokus zonën e Akropolit dhe pjesën e sipërme të agorasë së qytetit të Apolonisë. Lidhur me këto misione, gërmimi ka reaguar edhe ambasada e Italisë ditën e djeshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada italiane ka shpërndarë foto nga puna e ekspertëve që po japin kontributin e tyre. Sipas ambasadës, grupi i ekspertëve italianë është i përqendruar tek zona e Rubikut për të nxjerrë në pah pasuritë minerare të asaj zone. “Projekti “Të dhëna arkeologjike dhe të teledetektuara për studimin e peizazheve minerare në Shqipëri”, financuar nga Ministria e Jashtme Italiane do të përqendrohet veçanërisht në zonën e Rubikut me qëllim njohjen e pasurisë minerare shqiptare dhe stimulimin e interesit kundrejt pikave më të rëndësishme. Grupi i punës përbëhet nga arkeologë, topografë dhe gjeologë me përvojë, të koordinuar nga Dr. Pasquale Merola, drejtues i misionit dhe aero-topograf i CNR. Udhëtimi i parë i punës drejt Shqipërisë parashikohet në data 1-5 tetor 2019”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane.
Foto ilustruese
Ekspeditat arkeologjike/ Francezët dhe italianët nisin misionet e gërmimit në Apoloni dhe Rubik
Sipas ambasadës, grupi i ekspertëve italianë është i përqendruar tek zona e Rubikut për të nxjerrë në pah pasuritë minerare të asaj zone
Kujdes se mos na vjedhin reliket
Përgjigju