Kultura

Kulinaria italiane prezantohet në Gjirokastër, ambasadori Bucci: Mbështesim me projekte zhvillimin e turizmit cilësor në qytetin historik

2 Nëntor 2021, 10:31| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 14:15

  • Share

Qyteti i Gjirokastrës është përfshirë në programin e aktiviteteve të organizuara nga Ambasada e Italisë në Tiranë, të titulluar “Vale”. Ky program organizimesh synon njohjen në vendin tonë dhe veçanërisht nga të rinjtë shqiptarë të vlerave të traditës, gjuhës dhe kulturës italiane.

Në këtë kuadër mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një aktivitet i veçantë në të cilin të pranishmit degustuan gatimet karakteristike të mjeshtrit të kulinarisë italiane, Sandro Serva.

I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe ambasadori i Italisë në vendin tonë Fabricio Bucci. Aktiviteti i cili u organizua në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës dhe Konsullatën e Nderit të Italisë prezantoi vlerat e kuzhinës italiane nëpërmjet gatimeve të mjeshtrit të kulinarisë Serva.

Sipas ambasadorit Fabricio Bucci, organizime të tilla shërbejnë jo vetëm për prezantimin e vlerave të traditës italiane por edhe për vendosjen e urave të bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit.

‘Kemi organizuar këtë mbrëmje në Gjirokastër me një kuzhinier Italian, e cila është pjesë e një iniciative italiane që po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë e cila është emërtuar Vale. Këto iniciativa vlerësojnë ambientin, kulturën, jetën e përditshme, por edhe kuzhinën italiane, e cila bën bashkë kulturën, traditën por edhe aktivitetet e ndryshme të cilat janë të lidhura me ushqimin. Historia e shefit të kuzhinës që ne sot kemi këtu, është një histori të cilën ne kërkojmë ta përhapim edhe ne Shqipëri. Ai është marrë për vite me radhë me këtë profesion dhe dëshiron që të sjellë eksperiencën e tij edhe në vendin tuaj, ku gatimet bazohet me hapësirën e territorit, vlerëson gatimet lokale e për më tepër prodhimet biologjike që respektojnë ambientin. Shteti ynë është duke promovuar shumë aktivitete në Shqipëri e konkretisht në jug të vendit e me së tepërmi në Gjirokastër, pasi ky qytet ka një zhvillim të jashtëzakonshëm turistik dhe të gjithë kërkojmë ta zhvillojmë këtë turizëm cilësor, pasi ky i fundit lidhet me akomodimin, arkitekturën, vizitat e ndryshme, por edhe me kulturën dhe cilësinë e ushqimit. Ne këtë kuadër agjencia jonë është duke financuar shume projekte dhe iniciativa sa i takon turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm’.- tha Bucci.

Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi u shpreh sa tashmë Gjirokastra ka një bashkëpunim të konsoliduar me palën italiane për zbatimin e projekteve në fushën e turizmit, arsimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Së shpejti në Gjirokastër do të çelim edhe “Casa d’Italia” që do të shërbejë për njohjen e të rinjve me gjuhën dhe kulturën italiane u shpreh kryebashkiaku Golemi.

Përgjatë këtij viti në qytetin e Gjirokastrës janë zhvilluar një sërë aktivitetesh me palën italiane për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore ndërsa po konkretizohen disa projekte bashkëpunimi në fushën e arsimit, zhvillimit të turizmit, etj.

1635845660_Sequence03.00013613.Still032.jpg

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?