Vogëlushi Ilirjan Kameraj

Kronikë

Eksperimenton në kuzhinë me nënën e tij, videot e vogëlushit shqiptar bëjnë ‘xhiron’ e botës (VIDEO)

3 Mars 2021, 12:42| Përditesimi: 3 Mars 2021, 12:54

  • Share

Vogëlushi 3-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton në New York po bën xhiron e botës me videot e tij të lezetshme të gatimit.

Ai është Ilirjan Kameraj i cili tashmë ka fituar miliona ndjekës në rrjetin social “Tik Tok”, ku shfaqet duke eksperimentuar në kuzhinë me nënën e tij.

Vogëlushi është vërtet i adhurueshëm me rrobat e tij të bardha prej një “chefi” të vërtet kuzhine.

Nëna e Ilirjanit, Dorentina tha se fillimisht gatimet nisën si një mënyrë për të argëtuar 3-vjeçarin, por gjatë pandemisë, ai dhe nëna e tij kanë gatuar më shumë se kurrë, kështu që ajo vendosi të ndajë videot e tij në rrjetet sociale.

“Fëmijët janë të aftë për çdo gjë dhe prindërit duhet t’i lejojnë të provojnë sa më shumë”, tha ajo.

 

J.GJ./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?