Ardi Veliu gjatë takimit me kreun e policisë së Bavarisë, Wilhelm Schmidbauer

Kronikë

Ekspertë bavarezë në Shqipëri për trajnimin e policëve, Veliu: Thellim bashkëpunimit

23 Korrik 2018, 21:18| Përditesimi: 23 Korrik 2018, 21:26

  • Share

Në Mynih të Bavarisë, delegacioni i Policisë së Shtetit, kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu u takua me Drejtorin e Policisë së Bavarisë, Wilhelm Schmidbauer.

Schmidbauer i cilësoi marrëdhëniet e deritanishme si të shkëlqyera, ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj bavareze. Ai u shpreh se ky bashkëpunim ka qenë mjaft efektiv dhe theksoi rëndësinë që ka thellimi i mëtejshëm.

Në emër të Policisë bavareze ai u shpreh i gatshëm të ofrojë eksperiencën, asistencën dhe mbështetjen e plotë për Policinë e Shtetit përmes trajnimeve dhe duke sjellë ekspertë bavarezë në Shqipëri.

Drejtori Veliu vlerësoi ndihmën dhe eksperiencën e ofruar nga kolegët bavarezë. Ai gjithashtu shtoi se Policia bavareze konsiderohet një model për Policinë shqiptare. Sipas tij, Bavaria e Gjermania janë partnerë strategjikë, ndaj shprehu vullnetin e plotë që kjo marrëdhënie mes policive të konkretizohet edhe në vijim me projekte të tjera.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?