James Appathurai, zëvendësndihmëssekretar i Përgjithshëm i NATO dhe Niko Peleshi

Kronikë
Politikë

Ekspertë të NATO-së në Tiranë, rikonfirmojnë mbështetjen për Shqipërinë pas sulmeve kibernetike

22 Shtator 2022, 14:54| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 15:22

  • Share

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemeve dixhitale ka sjell në Tiranë një ekip të NATO-s, për asistuar qeverinë në nivel politik e teknik. Zyrtarët e NATO-s u takuan me ministrin shqiptar të Mbrojtjes Niko Peleshi.

Zëdhënësja e NATO-së Oana Lungescu, ka publikuar në rrjetet sociale takimin dhe ka konfirmuar edhe një herë mbëshetjen për aleancën për Shqipërinë.

Takimi i tyre u krye për të vlerësuar sulmin e fundit kibernetik ndaj infrastrukturës kombëtare të informacionit të Shqipërisë dhe për të diskutuar më tej mbështetjen e NATO-s.

‘Në Tiranë për të vlerësuar sulmin e fundit kibernetik ndaj Infrastrukturës kombëtare të informacionit të Shqipërisë dhe për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme të NATO-s.’- shkruan zyrtarja e NATOS-s Oana Lungescu.

Ky takim vjen pas deklaratës së  Këshillit të Atlantikut të Veriut më 8 shtator që dënon aktivitetet dashakeqe kibernetike, të cilat Shqipëria dhe aleatët e tjerë i kanë atribuar qeverisë së Iranit. Të gjithë aleatët qëndrojnë në solidaritet me Shqipërinë dhe ekspertët kibernetikë të NATO-s dhe aleatëve po mbështesin homologët e tyre shqiptarë.  

Aleatët e NATO-s janë të përkushtuar të vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin për të penguar, mbrojtur dhe kundërshtuar spektrin e plotë të kërcënimeve kibernetike, duke përfshirë marrjen në konsideratë të përgjigjeve të mundshme kolektive. Aleatët gjithashtu u kanë bërë thirrje të gjitha shteteve që të respektojnë angazhimet e tyre ndërkombëtare për të mbështetur një qasje të bazuar në norma ndaj hapësirës kibernetike. 

M.Q./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?