Ceremonia e certifikimit të oficerëve gjyqësorë

Ekspertët amerikanë trajnojnë 32 oficerë të policisë gjyqësore

24 Prill, 11:03| Përditesimi: 24 Prill, 11:11

  • Share

Tridhjetë e dy oficerë të Policisë Gjyqësore nga 12 rrethe në të gjithë vendin u trajnuan nga ekspertë amerikanë për të zhvilluar një sërë aftësish hetimore për krimet më të shpeshta të raportuara.

Ekipi i ambasadës për çështjet e zbatimit të ligjit bashkëpunoi me Akademinë Shqiptare të Sigurisë dhe Policinë e Shtetit për të trajnuar oficerët gjyqësorë.

Kursi është krijuar për të zhvilluar një sërë aftësish hetimore për krimet më të shpeshta të raportuara, shkruan në postim ambasada amerikane. 

Kursi u mbështet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit për Hetimet Penale (ICITAP) së bashku me Departamentin e Shtetit të SHBA, Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Tiranë.

Ky është sesioni i katërt në një seri kursesh të hetimit penal të planifikuar për vitin 2024 për të certifikuar disa qindra oficerë të Policisë Gjyqësore në hetimet e krimit. Që nga viti 2005, ICITAP ka pasur një partneritet të gjatë me Akademinë e Sigurisë duke kontribuar në trajnimin dhe zhvillimin profesional të Policisë së Shtetit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?