Sociale

Ekspertët e Kosovës: Sharra, model menaxhimi për mbetjet

9 Nëntor 2021, 16:05| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 16:12

  • Share

Specialistë të menaxhimit të mbetjeve të administrates publike në Kosovë që janë përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit nga mbetjet, realizuan një vizitë në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Sharrë.  

Ata vizituan këtë zonë komplekse e cila përbëhet nga disa vepra inxhinierike si disa landfille për tipologji të ndryshme mbetjesh, impiant ujërash, kapanon selektimi për diferencimin e mbetjeve të riciklueshme si dhe impianti për trajtimin e mbetjeve për prodhimin e energjisë.

"Kjo vizitë la impresion të madh te ne sepse në Kosovë nuk kemi ndonjë impiant të tillë  me standarde europiane. Nga kjo vizitë mësuam shumë gjëra dhe besojmë se do të na hyjnë në punë për trajnimet e ardhshme që do t'i aplikojmë në Kosovë. Ne jemi ë impresionuar sepse bëhet punë në shumë aspekte, kemi ndarjen, trajtimin e ujërave të zeza, përfitimin e gazeve dhe përfitimeve të tjera, mund të kemi nga mbeturinat, qofshin ato inerte, qofshin urbane", tha Ejup Qyqalla, trajnues për menaxhimin e mbetjeve në Kosovë.

Ekspertët vlerësuan Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Sharrë si një nga praktikat më të mira per menaxhimin e mbetjeve ne rajon, e cila sipas tyre është një shembull që duhet të ndiqet dhe në Kosovë.

"Ajo ç'ka pamë këtu ishte impiant i kohëve të fundit, i konceptuar në mënyrë të tillë që të bëjë trajtime e mbetjeve sipas hierarkisë së trajtimit të imponuar nga komiteti europian dhe nga legjislacioni vendas. Këtu është parashikuar çdo gjë deri në detaje, për trajtimin e mbetjeve deri në produktet e prodhuara nga trajtimi i tyre, siç janë ujërat e ndotura, të cilat do të ripërdoren pas trajtimit të tyre. Ky impiant jep mundësinë e trajtimit njëherë e mirë të të gjitha mbetjeve që përfshin zona Durrës-Tiranë dhe zgjidhjen e problemit të menaxhimit të mbetjeve që është aq i mprehtë ende në të gjitha bashkitë tona", u shpreh profesor Alfred Lako.

Për profesorin e Mjedisit Alfred Lako një element i rëndësishëm është përputhja e aspektit ekologjik të zonës me teknikat e trajtimit që përdoren në menaxhimin e mbetjeve.

"Kur një njeri i zakonshëm futet në këtë impiant ai nuk e vë re që ndodhet në impiant trajtimi sepse këtu zona është menaxhuar në mënyrë të tillë që natyra ka ruajtur tiparet e saj. Dhe kjo tregon edhe njëherë për cilësinë e trajtimit të mbetjeve të cilat nuk kanë asnjë impakt negativ në zonën përreth", profesor Alfred Lako.

Specialistët nga Kosova theksuan nevojën që kjo zonë të vizitohet nga kryetarët e komunave të Kosovës për të parë nga afër këtë kompleks të standarteve evropiane.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?