Bota

Ekspertët e OBSH-së: Vaksina kineze efikase kundër COVID-19

6 Maj 2021, 09:42| Përditesimi: 6 Maj 2021, 11:04

  • Share

Vaksina kineze kundër koronavirusit Sinovac është efektive në parandalimin e infektimit me COVID-19 tek të rriturit nën 60, megjithatë duhen më shumë të dhëna për efektet anësore të saj thanë ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Deklaratën e tyre,  ekspertët e pavarur të Grupit Strategjik Këshillimor të OBSH-së I dhanë bazuar në rezultatet e fazës së tretë klinike të vaksinës në Kinë, Brazil, Indonezi dhe Kili.

Vaksina Sinovac është autorizuar për përdorim në 32 vende dhe deri tani janë shpërndarë mbi 260 milionë doza të saj.

“Jemi shumë të bindur se dy doza të vaksinës Sinovac e ndalojnë COVID-19 tek personat 18 deri në 59 vjeç”, thanë ekspertët e OBSH-së.

Megjithatë ekspertët theksuan se ata kanë më shumë nevojë për të dhëna për efektet anësore që ajo shkakton tek gratë shtatzëna, tek të moshuarit dhe tek ata me sëmundje ekzistuese.

Analiza e vaksinës Sinovac ka nisur pasi ekspertët e OBSH-së kanë shprehur besim të ulët në të dhënat e Sinopharm-it kinez - kompanisë që ka prodhuar vaksinën.

Deri më tash, OBSH-ja ka miratuar për përdorim emergjent vaksinat e prodhuara në Perëndim: Moderna, Pfizer/BioNtech, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca.

Një grup i veçantë i ekspertëve teknikë të OBSH-së po rishikon përfshirjen e mundshme të vaksinës në listën e përdorimit të urgjencës të OBSH-së, e cila jo vetëm që do të hapte rrugën për përdorimin e saj në platformën globale COVAX por gjithashtu do siguronte një mbështetje thelbësore për një vaksinë të zhvilluar në Kinë .

Këtë javë, edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka nisur procedurën e rishikimit të vaksinës kineze, Sinovac.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?