‘Mos mbaj maskë nëse nuk je i sëmurë’. ‘Nëse vërtet do të përdorësh maskë, përdor një jo-mjekësore’. ‘Në fakt, është më mirë të mbani maskë gjatë gjithë kohës’. 'Ju duhet të mbani maskë, edhe nëse jeni i shëndetshëm’. (Por ndoshta jo nëse je president apo kryeministër)
Mungesa e dukshme e qartësisë nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nëse njerëzit duhat apo jot ë mbjnë maska për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit është vetëm një nga porositë e shumta të Organizatës, por që edhe ka ngatërruar shumë publikun.
Ndërsa në muajin e kaluar, OBSH-ja duhej të sqaronte komentet e një zyrtare në lidhje me mundësinë apo jot ë përhapjes së Covid nga personat asimptomatikë, tani ajo po përballet me kritika mbi mënyrën sesi ka komunikuar për rrezikun që paraqesin grimcat koronavirus në ajër .
Por një numër i ekspertëve të shkencës së komunikimit dhe sjelljes thonë se OBSH nuk është treguar korrekte në deklarimet dhe komunikimet e saj rreth pandemisë.
Kur kryeministri britanik Boris Johnson hodhi poshtë parullën mbarëkombëtare "qëndroni në shtëpi" dhe e zëvendësoi atë me "qëndrim vigjilent", duke inkurajuar njerëzit që nuk ishin në gjendje të punonin nga shtëpia për t'u rikthyer në punë në një kohë kur Britania e Madhe ishte akoma duke parë numër të lartë të reja raste, ai krijoi konfuzion që i është dashur një kohë e gjatë për ta sqaruar.
Të mërkurën, Sekretari i tij i Shëndetit, Matt Hancock u përpoq të shpjegojë pse qeveria tani po u thotë njerëzve të mbajnë maska në ambiente publike.
‘Pasiguria’- Ky mesazh është kthyer në një problem të madh.
Koronavirusi përhapet kur njerëzit bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, kështu që udhëzimi i qartë dhe i qëndrueshëm se si duhet të sillemi është thelbësorë dhe ekspertët thonë se konfuzioni se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë të mos bëjmë, është një problem i madh që mund të shkaktojë dëme reale.
Për shkak se virusi është krejt i ri, disa pasiguri janë të pashmangshme dhe këshillat mund të kenë nevojë të ndryshojnë me kalimin e kohës.
"Ndryshimet mund të çojnë në konfuzion, apo edhe në akuza që ekspertët nuk dinë se çfarë po flasin"- tha për CNN eksperti për komunikim krizash Peter M. Sandman.
Sipas tij, këshillat e shumta dhe kundërshtuese për maskat janë shembulli më i mirë i kësaj
Në fillim të pandemisë, kishte shqetësime serioze për mungesat e pajisjeve mbrojtëse për punonjësit e shëndetit. Disa profesionistë mjekësorë gjithashtu u shprehën të shqetësuar se maska mund t'u japë njerëzve një sens të rremë të sigurisë dhe t'i ndalojnë ata të ndjekin udhëzimet për distancimin shoqëror.
Kjo është arsyeja pse disa organe të shëndetit publik, përfshirë OBSH dhe Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, fillimisht thanë se njerëzit e shëndetshëm nuk duhet të mbajnë maska.
Kirurgu amerikan Dr.Jerome Adams madje shkoi aq larg sa tha se maskat nuk ishin efektive në parandalimin Covid.
OBSH gjithashtu në muajin mars ‘goditi’ në shenjë me një deklaratë të ngjashme: Nuk ka asnjë provë shkencore që të tregojë se mbajtja e maskës nga popullata masive ka përfitim të dukshëm
Por ekspertim Peter M. Sandman thotë se që në mars edhe ekspertët e ‘dorës së dytë’ e dinin se maska ishte krijuar për të mbrojtur por nuk thanë kurrë se ajo ishte e padobishme
Ndërsa bota më vonë mësoi më shumë rreth asaj se si po transmetohej virusi, autoritetet shëndetësore dhe qeveritë u detyruan të ndryshojnë udhëzimet e tyre. Në fillim të kësaj jave, OBSH zyrtarisht u tha njerëzve që të mbanin maska.
Por këto qëndrime kaq të ndryshme dhe në fare pak kohë kanë bërë që disa njerëz të vënë në dyshim vlefshmërinë e këshillave të OBSH dhe autoriteteve shëndetësore
‘Ka disa strategji që liderët mund të përdorin për të minimizuar problemin,- tha Sandman - për shembull duke parashikuar që disa ndryshime mund të jenë të nevojshme pasi të shfaqen më shumë prova shkencore. Por njohja e të panjohurës është pjesë kryesore e komunikimit të suksesshëm në një krizë, dhe sidomos pandemike”
Shane Timmons, një studiues i shkencës së sjelljes në Institutin e Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale në Dublin, tha se ndonjëherë ekzistonte një lloj ngurrimi midis ekspertëve dhe politikanëve për të nxjerrë në pah çdo pasiguri.
"Por ajo që provat na sugjerojnë në të vërtetë, është se njerëzit janë shumë të gatshëm të pranojnë pasigurinë kur ajo specifikohet me terma të qartë. Pra, nëse ju thoni," Këto janë gjërat që ne dime dhe këto janë gjërat që ne nuk dimë,” - njerëzit do ta kuptojnë më mirë mesazhin.
Fakti që udhëzimet mund të ndryshojnë ndërsa dalin më shumë prova nuk është asgjë e re në qarqet akademike.
"Ajo që e bën shumë sfiduese situatën është se gjërat që ndodhin zakonisht brenda qarqeve të vogla të shkencëtarëve dhe zyrtarëve të shëndetit public, apo edhe në prapaskenë, tani po luhen para një audience globale” - tha Timmons
Pavarësisht se është organi më i lartë shëndetësor publik në botë, OBSH është një organizatë relativisht e vogël dhe me një buxhet të kufizuar. Në periudha më “normale” se kjo tani, ajo tërheq kryesisht vetëm audiencë ekspertësh.
Hutimi rreth mesazheve për maskat ka shkaktuar fragmentizime të mëdha midis vendeve në gatishmërinë e njerëzve për t'i mbajtur ato - edhe pasi ekspertët pothuajse kudo tani po pajtohen me faktin se maskat mund të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së virusit.
Një studim amerikan sugjeron që nëse 95% e amerikanëve do mbanin maska në publik, mund të parandalohet vdekja e rreth 33 mijë njerëzve deri më 1 tetor.
Pse po bëjmë atë që po bëjmë?
Por edhe udhëzimi më i drejtpërdrejtë nuk do të funksionojë nëse njerëzit e vënë në dyshim arsyetimet e shkencëtarëve dhe atudiuesve
"Kur njerëzit e kuptojnë se përse iu kërkohet të bëjnë disa gjëra, ata kanë shumë më shumë të ngjarë t'i bëjnë ato", tha Susan Michie, profesore e psikologjisë shëndetësore dhe drejtore e Qendrës për Ndryshimin e Sjelljes në ‘University College London’ dhe merr si shembull këshillat "mos prek fytyrën " dhe "lani duart"
“Pasi njerëzit e kuptojnë se vetëm kështu Covid nuk hyn në trup, atëherë ata i respektojnë këto masa parandaluese infektimi”.