Ekspertët: Qytetarët dhe policët e Kosovës nuk u ndaluan në kufirin serb, por u rrëmbyen! Veprimi hakmarrës ndesh me marrëveshjet! Beogradi bëri autogol

18 Prill, 18:58| Përditesimi: 18 Prill, 19:39

  • Share

Serbia ndaloi mbi 1.400 shqiptarë të Kosovës, teksa po kalonin tranzit nëpër Serbi një ditë më parë si shenjë hakmarrjeje pasi më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Sadri Ramabaja, në një lidhje skype në “Studio Live” në Report tv tha se qytetarët dhe policët nuk u ndaluan por u rrëmbyen.

“Ngjarja ka ndodhur ne kufirin kroato-serb dhe ka te beje me nje numër te larte te qytetarësh shqiptarë qe po udhëtonin në drejtim të Kosovës. Në mesin e tyre 5 policë, njëri mbahet në paraburgim në Serbi. Të tjerët pas presionit të Brukselit dhe SHBA janë liruar. Ata tashmë kanë mbërrutur në Kosovë megjithatë rrëfimet e tyre janë rrëqethëse. Ata me orë të tëra nuk  janë lejuar te marrin barnat në kohën e duhur. Në këtë mënyrë Serbia është hakmarrë për atë që kishte ndodhur një ditë më parë”, tha Ramabaja në intervistën për Arbër Hitajn.

Shqetësues për Bedri Elezin ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare është fakti që zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq mbahet ende në paraburgim dhe mund t’i rrezikohet jeta.

“Ekziston rreziku se polici që ende mbahet i rrëmbyer nga autoritetet serbe i rrezikohet jeta. Ndërkohë kemi shqetësim dhe për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve të Kosovës. Por ne duhet të trajtojmë dhe një problem me rëndësi.  Këto shqetësime duhet parë me kujdes përpos shqetësimit për jetën e policit dhe torturat dhe dhunën psiqike e fizike që u kanë bërë qytetarëve dhe policëve”, tha Elezi.

“Nuk është ndalim po rrëmbim. Ky është rrëmbim sepse dihet për faktin kur një njeri privohet nga e drejta e lëvizjes. Këta janë të rrëmbyer sepse nuk ka asnjë bazë juridike për veprime të tilla vetëm sepse janë qytetarë të Kosovës. Mund të themi se nuk ka një arsye të autoritetet e Serbisë pse janë rrëmbyer ose ndalur term me të cilin nuk pajtohem sepse nuk ka të ndalur kur nuk ka vepër penale”, shtoi Elezi.

Kjo sjellje e Serbisë shtoi Ramabaja bie ndesh me marrëveshjet.

“Serbia tashmë është dëshmuar se është kultivuese dhe çantë e kulturës mafioze të veprimit. Madje dhe në ambiente ku shteti do të duhej të tregohej prezent.”

“Veprim arrogant irracional dhe krejtësisht në shpërputhje dhe me interesat e Serbisë. Veprimi është cilësuar si autogol nga qeveria Serbe. Sot kanë tentuar që ta justifikojnë thjesht si kontroll rutinë. Pra janë tërhequr duke bërë përpjekje për ta minimizuar. Megjithatë pamjet kanë treguar vetë. Raportet e qytetarëve dhe pamjet filmike dëshmojnë qartë se kemi pasur të bëjmë me veprim çnjerëzor. Veprim krejtësisht irracional”.

Ekspertët kritika patën edhe me qëndrimin e Shqipërisë në këtë situatë.

“Ishte një moment që nuk duhet ta lëshonte diplomacia shqiptare sepse kemi të bëjmë me një kidnapim”, shtoi Ramabaja.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?