Ana Vuksani dhe Granit Sokolaj të ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, kanë folur për situatën e produkteve që konsumatorët shqiptar blejnë. Pas një sërë skandalesh me fruta perimet shqiptare të bllokuara në Kroaci dhe Slloveni, ata janë ndalur tek disa nga problematikat që reflektohen në tregjet e vendit.
Ekspertja e sigurisë ushqimore Ana Vuksani tha se po bëhet gjueti shtrigash. Në Autoritetin Kombëtar Ushqimor nuk ka transparencë, shkelet ligji për të informuar konsumatorët në lidhje me testet laboratorike.
“AKU s’ka para për të marrë mostrat, s’ka karantinë në pikat kufitare. Në AKU ka pesë doktorë shkencash, por i kanë lënë tek “dera” s’kanë fuqi!”.
Vuksani u ndal edhe tek metalet e rënda që rezultuan në produktet shqiptare, ajo tha se ky problem nuk vjen nga fermeri, por nga tokat e ndotura me ujin e lumenjve ku shkarkohen mbetjet.
“Fermeri nuk ka faj për metalet e rënda në perime! S’kemi harta tokash të dimë ku nuk duhet të mbillet” tha ajo.
Kreu i Qendrës “Alert”, Granit Sokolaj tha se skandali më i madh është se në AKU rezultonin njerëz me diploma fallso të blera.
“15 persona me diploma falso që na kanë kontrolluar në ushqimet që konsumojmë!”
Eksperti vë alarmin" Diploma tek Rruga e Kavajës, turp”, u shpreh Sokolaj. Veç të tjerash ekspertët vunë në dukje edhe një tjetër problem, rezulton se në vendin tonë ka një listë pesticide që Europa i ka hequr nga tregu, ndërsa ne i tregtojmë në farmacitë bujqësore, të cilat kontrollohen nga shteti.
Komente
