Sociale

Eksperti dhe studiuesi i mjedisit për Report Tv: Ishmi një nga lumenjtë më të ndotur në Europë

26 Shtator, 09:38| Përditesimi: 26 Shtator, 10:18

  • Share

Shqipëria vijon të përballet me një trashëgimi të rëndë të kimikateve të rrezikshme dhe metaleve të rënda, të depozituara për dekada në zona industriale, minerare dhe bujqësore.

Sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035, disa “pika të nxehta” përbëjnë rrezik serioz si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin e banorëve.

Në lidhje me këtë temë i ftuar në 'Shtypi i Ditës dhe Ju' ishte eksperti dhe studiuesi i mjedisit Lulzim Baumann. Gjatë kësaj interviste ai tha se lumi Ishëm është cilësuar si një nga lumenjtë më të ndotur në Europë.

"Historia e Shqipërisë është e freskët, dihet zhvillimi që ka pasur gjatë komunizmit, sidomos industria e rëndë. Ne akoma nuk kemi menaxhuar mbetjet e trashëguara. Në vitet në 90 në stacionin hekurudhor të Shkodrës u depozituan mbi 80 ton mbetje kimike nga Gjermania. Ndërkohë lumi Ishëm është një situatë që nënvlerësohet çdo ditë. Njerëzit thonë që unë kaloj çdo ditë dhe nuk më ka ndodh gjë. Por ndotja aty akumulohet ndër vite dhe ndaj kemi edhe shtim të rasteve me kancer. Ishmi është konsideruiar lumi më i ndotur në Europë.Maja e ajsbergut janë plastika dhe më pas metalet e rënda, çdo gjë e papërpunuar hidhet në Ishëm. Ishmi rrjedh vetëm ndotje. Pas tij Shkumbini është lumi më i ndotur në Shqipëri", tha eksperti teksa nënvizoi se nga Ministria e Mjedisit kërkohet që të informojnë qyetetarët për ndotjen, rrezikshmërinë etj.

Po ashtu ai theksoi se një nga arsyet që vijnë këto ndotje janë mungesa e impianteve të ujërave të zeza, hedhja e mbeturinave pa kriter etj.

"Shqipëria ka ende një problem shumë të madh të menaxhimit të mbetjeve. Ministria e Mjedisit mund të arrijë ta menaxhojë situatën vetëm nëse pranon të bashkëpunojë me çdo aktor të mundshëm.

Thuajse në çdo qytet ndotjet vijnë nga mungesa e impianteve të ujërave të zeza, nga hedhja e mbeturinave sidoms në lumenj. Aty ku ka më shumë qytetarë aty ka më shumë ndotje. Tirana është një qyetet më të ndotura në Shqipëri. Mjafton të shkosh në malin e Dajtit apo në kalanë e Krujës të shohësh ndotjen që ka Tirana", përfundoi ai.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • jan: 26/09/2025 10:52

    A ka lumë më të ndotur se lumi Lana që përshkon kryeqitetin mes për mes vetëm era urinë e fekale mban asnjë gjallesë nuk ekziston përveç minjve të kanaleve.... Më e keqia është se përveç regullimit të shtratit ska asnjë plan për përmisimin e cilësisë së ujit,para shum vitesh Lana ka pas uji të pastër por me dyndjen urbane është bërë kanal për ujra të zeza...

    Përgjigju
    • Lana dhe Tirana: 26/09/2025 14:04

      Edhe lumi lana edhe Tirana bashkohen me ishmit derdhen ne Rodon

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?