Eksperti: Gomat e dimrit të përdoren në të gjithë territorin! Qibini: Ndryshim Kodit Rrugor, shmangin aksidentet! Shtohen përplasjet, ulen vdekjet në dy muajt e parë të vitit

1 Mars 2022, 16:26| Përditesimi: 1 Mars 2022, 17:12

  • Share

Për të shmangur aksidentet që vijnë si pasojë e akullit në rrugë, ekspertët e sigurisë rrugore propozojnë ndryshime në Kodin Rrugor në mëyrë që të gjitha mjetet të detyrohen të pajisen me goma dimërore dhe jo vetëm ata që banojnë në zonat ku ka reshje dëbore.

“Këto Ndryshime duhet të bëhen me dispozita të veçanta të Kodit Rrugor, ku të pasqyrohet saktë që në kohë dimri, në kohën kur ulen temperaturat dhe kushtet atmosferike janë të tilla, patjetër duhet që drejtuesit e mjeteve të vendosin goma dimërore. Patjetër, në të gjithë territorinë e Republikës së Shqipërisë”, thotë Qibini.

Eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini thoë se vendi ynë mund të marrë shembullin e Kosovës ku nga 15 nëntori deri në 15 mars të gjitha automjetet e kanë të detyrueshme përdorimin e gomave të dimrit në të gjithë territorin. Por, çfarë ndryshimi ka një gomë dimërore me atë verore?

“Duhen të kenë një koeficient fërkimi midis gomave të automjeteve dhe sipërfaqes së rrugës. Në rast se ne vazhdojmë me goma verore ose vazhdojmë me goma të cilat janë të konsumuara, nuk kanë lule, patjetër që koeficienti i fërkimit dhe rezistenca e automjetit, qëndrueshmëria, krijon problematikën e saj”, përfundon Qibini.

Ndërkohë gjatë dy muajve të parë të vitit, janar-shkurt u regjistruan 217 aksidente rrugore, me 32 viktima dhe 263 të plagosur, duke shënuar rritje në krahasim me një vit më parë me 13 aksidente. Shtim kanë pasur edhe të plagosurit me 47 më shumë, ndërsa për fat të mirë janë ulur fatalitetet me 8 vdekje me pak se janari dhe shkurti i 2021-shit.

AKSIDENTET RRUGORE (tabelë)

Janar – Shkurt 2022              Janar – Shkurt 2022

Aksidente – 217                      Aksidente – 204

Të vdekur – 32                       Të vdekur – 40

Të plagosur – 263                  Të plagosur – 216

Burime pranë Policisë Rrugore pohojnë se për parandalimin e ngjarjeve rrugore për dy muaj janë vendosur 113.904 gjoba, janë pezulluar 2.999 patenta, me 536 shoferë të arrestuar të dehur dhe pa patentë.

MASAT ADMINISTRATIVE

Janar – Shkurt 2022

113.904 gjoba

2.999 patenta të pezulluara

536 shoferë të arrestuar, ndër to 324 të dehur dhe 212 pa patentë

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 01/03/2022 19:03

    O ti islam qibini ke goma dimri pa shit ti?!po nga tirana gjer ne sarande qe sbie kurre bore ci duam gomat e dimri apo te blejme gomat e tua o te q.... motren po me para doni nga ne

    Përgjigju
    • Lui: 01/03/2022 21:24

      O Mondi, duhet te dish qe gomat e dimrit nuk vlejne vetem per boren. Biles nuk vlejne fare nese rruga eshte me e papastruar nga bora. Gomat e dimrit kane te bejne me temperaturen qe funksionojne. Dhe nese temperatura ulet nen 7 grade duhet te dish qe gomat e veres nuk performojne aspak ne menyre normale, ashtu si dhe gomat e dimrit nuk performojne aspak normale ne tempereaturen mbi 20 grade. Gomat kane perberje te ndryshme dhe prandaj dhe bota e zhvilluar ku ne duam te integrohemi i kane shpikur dhe i perdorin me ligj. Keshtu qe te pakten nga 15 nentori deri ne fund te marsit gomat e dimrit duhet te jene te detyrueshme, biles dhe me konsumim te matur mire se ndryshe nuk kane efeket. Dhe per sa i perket bores, nuk ka te beje fare. Sepse sado te kesh goma dimri, nese rruga ka me shume se 2 cm debore, ato nuk kane efekt si goma dimri.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?