Eksperti i ekonomisë në Report Tv: Borxhi publik aq i lartë sa çdo fëmijë kur lind ka 5 mijë euro 'borxh'! Pritet të rritet edhe gjatë 2022

31 Janar 2022, 20:48| Përditesimi: 31 Janar 2022, 21:01

  • Share

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço, tha në Report Tv se borxhi publik është rritur me 20% në 10 vitet e fundit, duke arritur në 82,8 % zyrtarisht.

"Realisht borxhi publik është 82,8 %, përveç borxhit publik të deklaruar janë dhe disa kontrata koncensionare që shkojnë diku te 12, 4% e GDP, që nënkupton që nëse këto kontrata shteti herët apo vonë do t'i paguajë atëherë borxhi do të  shkojë 92.6%.Po të marrim edhe detyrime që shteti ka humbur, gjyqe në arbitrazhin ndërkombëtarë i shtohet kësaj vlere i shtohen 180 milionë euro të tjera dhe shkon diku te 93% . Nga 2012-2022, niveli i borxhit është rritur me është rritur me 20% të GDP. Është rritur me 3.4 miliardë dollarë.", u shpreh ai.

Duke folur në 'Studio Live" për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, eksperti tha se borxhi publik pritet të rritet edhe gjatë 2022. Ai sqaroi se ky është një konkluzion i bazuar në vlerat e publikuara nga Ministria e Financave.

"Duke marrë në konsideratë vlerave të publikuara nga Ministria e Financave. Ministria e Financave thotë se ne do të kemi një rritje ekonomike me 4.2% që nënkupton 8.7 milionë euro dhe do të kemi një rritje të deficitit që do të jetë 6.4% që do të financohet me anë të borxhit që praktikisht që borxhi publik do të rritet me 827 milionë euro gjatë 2022.", tha eksperti.

Muço sqaroi se për shkak të rritjes së borxhit publik, janë rritur taksat e qytetarëve. Konkretisht ai tha se në 5 vitet e fundit, shteti i ka faturuar qytetarëve 1 mijë euro më shumë për frymë. Ndërkohë që ai është ndalur edhe tek rasti i fëmijëve, të cilët sapo lindin kanë një borxh prej 5 mijë eurosh, të cilat do t'i paguajnë përmes taksave në të ardhmen.

"Përveç këtij 40 mijë lekëshi të qeverisë si 'bonusi i bebes', fëmijët marrin edhe 5 mijë euro "borxh" nga shteti. Kjo nënkupton që që në momentin që lindin shteti i fut në borxh me 5 mijë euro. Çfarë është kjo? Taksa që do të paguajë në të ardhmen për të financuar borxhin çdo person. Vetëm në 5 vitet e fundit borxhi publik është rritur me 1 mijë euro më tepër për frymë. Shteti na ka faturuar 1 mijë euro për frymë.", sqaroi ai.

Eksperti tha se borxhi po rritet vazhdimisht, por nga ana tjetër kjo nuk po transformohet në një rritje publike, gjë që nënkupton se ai po keqpërdoret.

"Zgjidhja më e mirë e mundshme është rritja ekonomike. Borxhi nuk është gjë e keqe, problem është si shpenzohen ato. Ti duhet të marrësh borxh por vetëm atëherë, kur investimi më anë të borxhit të këtë një kthyeshmëri më të lartë se interesat që paguajmë për borxhin. Në Shqipëri po ndodh e kundërta, po rritet borxhi publik, por nuk po transformohet në një rritje publike", u shpreh Muço.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?