65% e familjeve shqiptare harxhojnë më shumë se 700 kilovat/orë. Kështu deklaroi në Report Tv eksperti i energjisë, Eduard Elezi i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, teksa u pyet në lidhje me deklaratën e ministres Belinda Balluku, e cila tha një ditë më parë se familjet që harxhojnë mbi 700 kW/h do të paguajnë energjinë më shtrenjtë.
'65% e konsumatorëve janë mbi 700 kWH. Nëse një familje pjesa mesatare, konsumojnë nga fasha 800-1200 këv kjo është fasha kryesore. Jam kundër rikthimin të fshave, qeveria shqiptare duhet të marrë një fond dhe të subvencionojë për çmimin e energjisë. Kush konsumon më shumë duhet të paguajë më pak, është teori biznesi.’- u shpreh Elezaj.
Nga ana tjetër eksperti i energjisë tha se është e paparanueshme që qeveria të ndryrjë në ndryshimin e çmimit të energjisë, pasi sipas Elezajt, përbën shkelje ligjore, sepse administrohet nga një institucion i pavarur siç është ERE. Për, Elezajn, nuk ka një krizë energjike, por ka një keqmenaxhim, ose më saktë shton ai, vjedhje arbitrare që i është bërë energjisë.
‘Sektori i energjisë elektrike ka një ligj përkatës që rregullon marrëdhëniet e të gjithë sektorit të energjisë elektrike, qoftë marrëdhëniet e atyre që quhet treg i rregulluar, qoftë marrëdhëniet e tyre që quhet treg i parregulluar. Në treg dhe ka një institucion të pavarur që është ERE. Në bazë të këtij ligjit duhet të kompanitë të aplikojnë për tarifat tek ERE, është e paparanueshme shkelje ligjore, çdo deklaratë që vjen nga politika, nga ministrja, për rritje apo ulje të tarifave të energjisë elektrike. Kur them e papranueshme, është një vepër penale, pasi këto kompani kanë të gjitha kostot e tyre. Qeveria mund të ketë vetëm pjesën e subvencioneve për familjet në nevojë, pjesën sociale si do të përballohet, është pjesa e përgjithshëm sesi do të anoncohet qeveria shqiptare.
Çdo ndërhyrje, duhet patjetër që organet kompetente duhet ta hetojnë. Nuk duhet të ndërhyrje, janë kompanitë që kanë paraqitur të gjitha kostot, shpenzimet e tyre, ato janë se sa është borxhi i kompanive, qoftë edhe rritja në bursa. Qeveria mund kontrollojë kompanitë pse është krijuar ky borxh i madh, por jo të shkelë dhe të deklarojë në një formë që i bën presion ERE, i cili është një institucion i pavarur. Çdo deklaratë e tillë është një flagrancë me shkeljen me ligjin. Nëse ministrja llogarit kosto, që kjo nuk duhet të ndodhë, kemi pasur një çmim të rritur në 2013. Ka të ardhura shumë të mëdha nga 2014. Kompanitë kanë një keqmenaxhim total. Ministrja shpreh ca deklarata që fusin panik në të gjithë biznesin dhe ekonominë shqiptare. Shihet nga qeveria se ka krizë ekonomike nga kemenaxhimi. Nuk ka pasur krizë, por nga keqmenaxhim, është vjedhje e hapur arbitrare që i është bërë energjisë. Është shitur me 40 euro për treg të lirë dhe i është dhënë OSHEE-së me 240 euro.’- u shpreh Elezaj.
I vendosni emrat si ekspert apo specialist edhe sharlataneve si ky.
PërgjigjuO "experto" ja ke fut kot.Flet pa asnje statistike, thjesht per me thene dicka "interesante".Mund te ndodhe 1 apo 2 muaj ne vit qe i afrohemi 700 kw ( shume rralle e kalojme).Mund te jene shume-shume 20% e abonenteve familjar qe e kalojne kete sasi kw, edhe kjo mumd te ndodhe ne dimer.
PërgjigjuMe elektroshtepijake qe jane me teknologji inverter dhe clas A ne kursimin e energjise. As 500kwh nuk i haxhon dot ne muaj, ti mbash te gjitha ndezur gjithe diten.
Përgjigjufutja kot o Elezo. Une jam familjar, me 2 femije te vegjel, me shtepi 150 m2, me 3 kondicionere dhe vetem 1 here ne vit, shkurt 2021 e shkrut 2022, e kam kaluar 700kWh e kam qene tek 800kWh pak a shume. Gjithe pjesen tjeter te vitit jam me poshte, biles pergjithesisht jam poshte 500kWh, pervec dimrit. Eshte interesante sesi nen termin "ekspert" cdo gje qe thua merret per te vertete, packa se e vertete nuk eshte hic!!!
PërgjigjuUrgjent duhet ligji per minimumin jetik. Aty llogaritet dhe energjia per person.Dhe qeverrisja vetem me kudhtetute jo me vkm.Te rrezohet vkm e pikezimit per shtresat ne nevoje.Jam familjsrisht pa pune e nuk marr asnje ndihme nga shteti. Nuk perfitoj as ulje ne fature as mjekesi falas asgje fare. Me ndalon vkm e pikezimit. Minimumi jetik eshte celesi per gjithcka . Pastaj vete qeverria nuk i le cmimet te ngrihen sepse duhet te paguaje diferencen per shtresat ne nevoje qe parashikohen ne kushtetute jo ne vkm.
PërgjigjuSPAK duhet te hetoje kryesisht panikun qe perhapet nga deklarata te papergjegjshme te kujtdo! Ekonomia dhe tregjet kane ne themel besimin!
Përgjigju