Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi i ftuar në Report Tv thotë se Policia e Shtetit duhet të mbështetet më shumë nga faktori teknologjik, që sipas tij i ndihmon më shumë për të zbardhur apo parandaluar ngjarje kriminale. Rexhepi thotë se ka pasur raste të zbardhura mirë, por thekson se ka ende për të bërë.
“Ka ardhur koha që krimin më shumë se sa me muskuj, por duhet mbështetur faktori njerëzor nga faktori teknologjik. Në ndihmë të qytetarëve, kjo do sillte rezultate më të mirë. Fakti i Vlorës mbetet për tu parë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale”, tha Rexhepi.
Ai ndalet në rastin e Nuredin Dumanit, i cili si bashkëpunëtor i drejtësisë ka zbardhur shumë ngjarje kriminale. Rexhepi thotë se zona ku operonte Dumani ishte kthyer si ‘market’ vrasjesh.
"Operacioni ishte i policisë dhe i suksesshëm. Nuk ka shqiptar që nuk e di se sa numër vrasjes kishte rritur ‘maketit’ të dumanit, se ishte bërë jeta e njeriut si shitje me shumicë. Marr unë ja kaloj njërit, tjetrit. Lehtësia si merrej porosia, ishte e kthyer në tallje jeta e njeriut. Nëse flasim për zbulim të mirëfilltë, që ishte i rastësishëm, zona operative e Dumanit, Peqin Kavajë, Elbasan, lëvizje të kësaj natyre", vijon ai.
Rexhepi thotë se shumë makina luksoze po përdoren në vrasje, ndërsa thekson se mjete të tipit ‘Range Rover’ po vidhen lehtësisht nga grupet kriminale.
“Ka patur shumë vjedhje Range Rover. Ideja ishte e rritjes së kostove të atentateve, kjo është njëra anë. Përveç faktit që janë mpakin të kushtueshme, janë lehtësisht të aksesueshme për tu vjedhur, patën ca kohë një problem me cipin mbrojtës të ndezjes. I këshilloj ata që kanë Range Rover të kenë pak kujdes. Nuk ma do mendja që një person ta japë me dëshirën e vet krimit. Duhet parë, se kjo postë neglizhohet. Mund ta deklaroj ta grabitur dhe pas disa kohësh ajo përdoret. E jap me hir apo pahir, varet si janë rrethanat”, vijoi Rexhepi.