Mjeku amerikan, Antony Fauci

Bota

Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA: Amerikanët e vaksinuar mund t'i heqin maskat në ambientet e hapura

13 Maj 2021, 19:02| Përditesimi: 13 Maj 2021, 20:46

  • Share

Mjeku amerikan, Antony Fauci, ka thënë se amerikanët ka thënë se amerikanët plotësisht të vaksinuar mund të heqin maskat e tyre jashtë.

"Nëse jeni të vaksinuar, nuk keni pse të mbani maskën jashtë. nëse jeni vaksinuar dhe jeni jashtë, lini mënjanë maskën tuaj. Nuk keni pse ta vini", tha eksperti i sëmundjeve infektive.

Sipas tij, janë gati 118 milionë amerikanë që më në fund mund të 'zbulojnë' fytyrat e tyre. Në Amerikë deri më tani janë vaksinuar 45% e popullsisë dhe gati 60% kanë marrë dozën e tyre të parë.

Ndërkohë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në udhëzimet e përditësuara në fund të prillit rekomandon që ata që janë të vaksinuar tërësisht mund të mos i mbajnë maskat në mbledhje në ambiente të jashtme, por jo në vende të mbushura me njerëz.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?