Anthony Fauci

Eksperti i shëndetësisë Fauci për COVID-19: Janari do të jetë i tmerrshëm

8 Dhjetor 2020, 13:55| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 13:57

  • Share

Eksperti i shëndetësisë Anthony Fauci ka paralajmëruar se janari do të jetë një muaj shumë i vështirë për sa i përket COVID-19.

"Janari do të jetë i tmerrshëm" ka thënë Dr. Fauci duke ngritur alarmin se rastet dhe vdekjet me koronavirus do të rriten. Kjo edhe si pasojë i grumbullimeve të njerëzve gjatë festave pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve përkatëse.

“Të të sëmurëve gjatë Ditës së Falënderimeve do t’ju bashkohen të sëmurët e Krishtlindjeve. Askush nuk dëshiron të modifikojë apo të mbyll vendin për festat e fundvitit, por jemi në momente shumë kritike” ka thënë ai.

Javën e kaluar në SHBA nga COVID-19 kanë humbur jetën 15 mijë njerëz, që është java më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?