Eksperti i sigurisë: Sulmi në Veri pati qëllim destabilizmin e Kosovës dhe Ballkanit! Shërbimet sekrete serbe po bëjnë presion

26 Shtator 2023, 14:29| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 14:46

  • Share

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi ka deklaruar se qëllimi i aktit terrorist i grupit të armatosur serb në fshatin Banjskë të Zveçanit ka patur si qëllim destabilzimin  e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan. Nga sulmi i 24 shtatorit mbeti i vrarë efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

 “Sipas informacioneve dhe analizave tona,  qëllimi i tyre është për të destabilizuar situatën e sigurisë në Kosovë dhe gadishullin ballkanik” tha Elezi në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliun në Report Tv.

Elezi thotë se shërbimet sekrete serbe po ushtrojnë presion të madh mbi serbët e Kosovës për t’u larguar nga shtëpitë e tyre dhe për të shkuar drejt Serbisë, për të krijuar idenë e një eksodi, sikur ka një luftë ndëretnike mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Shërbimet sekrete serbe po u ushtrojnë preson serbëve në 4 komunat me shumicë serbe që të largohen për të nënkuptuar se Kosova po vret serbët. Informacionet që kemi marrë ga qytetarë serb thonë se janë në presion të shërbimeve sekrete që të vazhdojnë në drejtim të Serbisë sikur janë të rrezikuar nga Policia e Kosovës , sikur ka nisur një luftë etnike” tha më tej Elezi.

Ndër të tjera Elezi deklaroi se grupet kriminale serbe në Veri kanë baza me armatime në 4 komunat me shumicë serbe.

“Në fakt kemi dijeni se në 4 komunat me shumicë serbe ka baza ku ka armatime” tregon ai.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit të dielën më 24 shtator policia vrau tre sulmues të nacionalitetit serbë, ndërsa i arrestoi gjashtë të tjerë Në mbrëmjen e 25 shtatorit në hotelin Banjska janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për armëmbajtje. Ndërkohë policia vazhdoi sot me bastisjet nëpër shtëpi dhe objekte në dhe rreth fshatit Banjskë në veri të Kosovës.

 

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?