Eksperti rrugor: Personat që kapen duke përdorur telefonin në timon t’u hiqet patenta përgjithmonë! Avokati Duraj: Jo masa drastike, duhet edukim qytetar

22 Mars 2023, 13:37| Përditesimi: 22 Mars 2023, 14:22

  • Share

Përdorimi i rrjeteve sociale, si një mënyrë për të promovuar shpejtësinë drastike nga të rinjtë në rrugë, është kthyer në një problem serioz dhe rrezik potencial për aksidente në vendin tonë, shpesh herë edhe me pasoja fatale. Eksperti rrugor Gëzim Hoxha në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv propozon që personat të cilët kapen duke përdorur telefonin në timon duhet tu hiqet patenta përgjithmonë. Hoxhaj u shpreh se përdorimi i celularit të bllokon trurin dhe është i barabartë me pirjen e alkoolit.

‘Personat që përdornin telefonin celular duhet tu hiqet patenta përgjithmonë. Ne na mungon edukimi. Jemi në kushtet kur ne e kemi shumë problem këtë. Duhet të merren masat shtesë do të thoja heqja e patentës përgjithmonë veçanërisht për ato që i reklamojnë këto, sidomos në rrjetet socialiste e në Tik-Tok. Një ulje koke që bën për të bërë fiksimin për të shtypur butonin  celularit ti fluturon 100 m para, por nëse të devijon pak timoni përfundon në humnerë. Celulari është shumë i rrezikshëm bllokon trurin dhe është i barabartë më pijet alkoolike. Ka shumë shtete që e bëjnë këtë pasi është në proporcion më dëmin që shkakton. Ka sanksione që i ndalojnë të rinjtë. Duhet të fillojmë edukimin në kopësht. Programet janë të gatshme.’- u shpreh eksperti Gëzim Hoxha.

Por për avokatin Alban Duraj, masat drastike nuk janë të duhurat, pasi nuk është faktuar se sjellin ulje të aksidenteve apo të shkeljeve të Kodit Rrugor. Sipas Durajt, duhet të punohet me edukatën e qytetarëve për qarkullimin në rrugë.

‘Këto janë masa drastike që nuk bëjnë mirë apo që nuk tregojnë se kemi ulje të aksidenteve. E kanë treguar studimet sociologjike që masat ndëshkuese të rënda nuk janë të duhura. Duhet të edukojmë shoqërinë. Ky është një fenomen që janë përhapur por vitet e fundit s’kemi edukim qytetar si ecet në rrugë. Duhet një lloje edukimi qytetar në shkollë, në punë, kur mësojmë makinën. Duhet të këto mekanizma lehtësimi për mënyrën sesi një qytetar merr lejen e drejtimit. Drejtuesit e mjeteve nuk e kuptojnë rëndësinë që kanë në timon. Njeriu është një qenie ndërgjegjshme që duhet të edukohet.’- tha Duraj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/03/2023 01:27

    Z.Duraj,provoje teorine tende per t'ju mesuar edukaten qytetare tipave si Aleks Vishajt me shoke qe shkelin perhere rregullat e qarkullimit.Me kollaj deperton uji ne beton te thare,sesa edukata qytetare ne radaket e ketyre tipave.

    Përgjigju
  • Riku: 22/03/2023 16:45

    Po mire mo a ka 1 statistike sa aksidente ndodhin nga telefoni dhe hajde ti ashpersojme...apo hajde bejme analistin e ekspertin kot

    Përgjigju
  • Leci: 22/03/2023 13:52

    Po te forteve dhe dashnoreve tyre a ka byth policia ti ndaloje dhe tjua heqi patenten zoti Gezim?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?