Eksperti shpjegon: Ja si bëhen klikimet në rrjetet sociale si Instagram dhe Tik-Tok

21 Shkurt 2023, 12:10| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 12:13

  • Share

I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” me moderatoren Androniki Kolka ishte Said Dulevic, trajner dhe ekspert It që prej shume vitesh merret me këshillimin e bizneseve për të patur sa më shumë ndjekës, duke u bërë sa më shumë të njohur në fushat e tyre.

”Sot shumë biznese i shtojnë ndjekësit me hashtag. Nëse do të merrja një shembull, psh hashtag Luiz Ejlli ka pafund në rrjetet sociale kohët e fundit, pra bizneset më të suksesshme shesin produketet e tyre duke bërë hashtagun në fjalë” tha eksperti në studio.

Sipas ekspertit, për të kuptuar më pas sa reale janë klimimet, mjafton të shohësh raportin e numrit të ndjekësve, krahasuar me numrin e shikimeve, pra dispropocioni të le të mendosh që llogaria në fjalë ka blerë ndjekës.

Po sipas Saidit, nga rrjetet sociale del nje tjetër tregues, që shërben si barometër për situatën sociale. Ai tha se nëse një video merr miliona klikime në pak kohë, kjo do të thotë se ndjekësit rrinë mesatarisht 8-10 orë në ditë në rrjete sociale, pra nuk kanë angazhime të tjera dhe nuk merren me gjë tjetër.

Një tjetër pikë e rëndësishme e prekur gjatë bisedës ishte si të ruajmë fëmijët tanë nga lundrimi i padobishëm apo i rrezikshmë online, duke përfshirë kontaktet me njerëz anonim online që mund të sjellin shqetësime apo probleme për fëmijët tanë.Sips ekspertit, ka aplikacione specifike që shërbejnë si filtër për të shmangur futjet e pakontrolluara online të fëmijëve.

”Nëse një video me personazh publik bëhet shumë virale duke rrëmbyer miliona apo biliona klikime, kjo do të thotë që ose personi në fjala ka blerë online IP nga vende të ndryshme të botës, ose njerëzit kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre online” tha Saidi më pas.

Bota virtuale dhe monetarizimi i klikimeve është sot një cështje shumë e ndjeshme, pasi njerëzit e kanë kthyer profesionin e “youtuber” apo “influencer” një mënyrë për të patur të ardhura mujore të sigurta, por sa realisht këto profesione janë profesione? Studiuesit thonë se tashme një gjë është e sigurt, njeriu do të ketë në të ardhmen tre botë, bota reale, bota virtuale dhe bota e përtejme.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?