TIRANË- Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi ka treguar se ekziston një aplikacion i cili mund të ndihmojë grupin hetimor që të identifikojë një person, pa pasur nevojë për një imazh të fytyrës. Në Report Tv me gazetarin Andi Kaxhpiu, Rexhepi tha se kjo mund të bëhet përmes raporteve gjeometrike të lëvizjes së gjymtyrëve që janë unike të secilit individ. Kjo metodë mund të përdoret edhe për identifikimin e vrasësit të biznesmenit në Shëngjin, Ardian Nikulaj.
“Ka programe që identifikimin e një autori mund ta bëjë pa dalë fytyra, por duke bërë një analizë nga raportet gjeometrike që krijojnë gjymtyrën, prandaj thashë të që të bëhet analiza. Raportet gjeometrike që krijon një njeri kur lëviz është shumë personale, njeriu krijon këndet e veta dhe krijohet në algoritëm dhe nëse përputhen del që është i njëjti person dhe pa i parë fytyrën. Nuk është e pamundur identifikimi. Krahasimi mund të bëhet me një pamje ose me një video ku ai ka fytyrën, pra një video normale dhe do të krahasoheshin elementët gjeometrik”, tha Rexhepi në Report Tv.
Ai u shpreh se autori ka pasur një nivel të lartë profesionalizmi, e ndërsa nisur nga fakti që biznesmeni Nikulaj ka qenë duke folur në telefon, duhet analizuar se me kë ka pasur bisedën e fundit.
“Tregon njohje të mirë të viktimës, vetëkontroll, me gjakftohtësi maksimale shkon deri te dera, profesionalizëm të nivelit të lartë. Të hetohet rrethi i personat që mund ta kenë telefonuar se nuk ishte një njeri i kollajshëm për t’iu afruar”, tha Rexhepi.
Nga ana tjetër, eksperti tregon se veshja e trashë e autorit është tregues se mund të ketë pasur jelek anti plumb, pasi mund t’i druhej një kundërpërgjigjeje të mundshme, meqë biznesmeni ruhej.
Për pistat e hetimit, policia vijon të mbetet e dyzuar, kjo edhe për shkak se viktima kishte një aktivitet të gjerë në biznes, politikë dhe gjakmarrje të vjetër me familjen Palaj. Ndërkohë në kuadër të hetimeve me qëllim zbardhjen e ngjarjes, policia ka shkuar në tre banesa të familjes Palaj në Lezhë, por nuk janë gjetur në banesë, asnjë prej familjarëve dhe djemve. Ata ndodhen jashtë shtetit në Angli dhe pretendimi i tyre është konfirmuar dhe nga TIMS, që tregon daljen e tyre jashtë shtetit disa vite më parë.
Kjo vlen sa kohe qe do te vertetosh nese vrasesi eshte i njejti me ate qe eshte pare para hotelit,por nuk shkon me larg,per arsye se Shqiperia nuk ka kodim per menyren e ecjes te cdo krimineli,nje regjistrim kombetar te ngjashem me ato te gjurmeve dhe ADN-se,bile dyshoj nese kemi dhe kamera per njohje fytyre.Jemi akoma heret per keto teknologji.Por NASA ka nje program qe mund te ndihmoje shqiptaret,qe zmadhon imazhin jashtezakonisht me shume.Nje marreveshje bashkepunimi me ta, mund te ndihmonte shume ne raste te tilla.
Përgjigju