Eksperti zgjedhor Gazmend Agaj në një intervistë për Report Tv, u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit janë vendimtare për vendin, pasi procesi do të jetë në sy të ndërkombëtarëve. Teksa i bëri thirrje subjekteve politike që të tregojnë kujdes, Agaj e cilësoi kontribut prezencën e OSBE/ODIHR dhe ENEMO, pasi në fund të procesit zgjedhor, ata publikojnë raportet.
“Procesi zgjedhor është fokusi i ndërkombëtarve. Të dy misionet ndëkombëtare si OSBE ashtu edhe ENEMO kanë rëndësi të veçantë, pasi ata do të jenë me një grup ekspertësh dhe në fund Procesit zgjedhor do të mbajnë raporte të cilat publikohen dhe dërgohen edhe institucioneve. Gjithmonë në publikim të raporteve ka reagime nga sfera politike. Por këto reagime shkaktojnë gjithshtu edhe reflektime
Përfaqësuesit e lartë të Enemos priten te mbërrijnë këtë javë në Tiranë. Enemo këto ditë do të jetë ne Tiranë më një grup ekspertesh zgjedhor qe do të monitorojnë procesin zgjedhor, përfshirë KQZ dhe KZAZ-të për të parë sa i respektojnë afatet ligjore apo proceset zgjedhore. Enemo ka qenë në shumë vende, në Shqipëri ishin në vitin 2005. Por ata i rekomandojnë problematikat që hasin, në mënyrë qe në zgjedhjet e ardhshme të ketë përmiresime. Sigurisht keto problematika i pasqyrojnë në raport”.
Ndërkaq ai e cilësoi ende larg Shqipërinë nga procesi model i të zhvilluarit fushatë dhe zgjedhje.
“Shqipëria është ende shumë larg vendeve të ngjashme të BE-së për zgjedhje model. Këtë herë shpresoj të mos mbahet peng dalja e rezultatit. Jemi në sy të ndërkombëtarve, është koha t’i tregojmë Europës dhe Botës që dim të bëjmë zgjedhje model”.