Kur ndodhin ngjarje si ajo e datës 6 dhjetor me grushtin ndaj Sali Berishës, ato shoqërohen edhe me teori konspirative, sipas këndvështrimit të secilës palë. Personalisht nuk më pëlqejnë këto teori, sepse logjika e fakteve dhe provave duhet të jenë busulla e argumentit. Por meqë janë ngritur shumë teori të tilla, po shpalos këndvështrimin tim, sado ai mund të mos i përputhet realitetit.
Dihet tashmë sesi agresori Gerti Shehu shmangu sy për sy truprojat e Berishës dhe arriti ta godasë atë duke i shkaktuar dy plagë, një në mollëzën e faqes dhe një në anë të hundës, të dyja nga krahu i djathtë i fytyrës së Berishës. Deri më sot, më ndjeni nëse është e kundërta, nuk kemi asnjë dokument mjekësor që të evidentojë shkallën e dëmit të pësuar për Sali Berishën.
Mjeku ligjor ka për detyrë që në akt-ekspertizë të përcaktojë qartë e me prova se cila ka dinamika e plagës, forma, gjerësia, gjatësia dhe thellësia e saj, Këto janë elementë shumë të rëndësishëm, në kushtet kur Sali Berisha, siç theksova më lart, u shfaq menjëherë në televizion me dy plagë në fytyrë.
Mungesa e kësaj ekspertize na pamundëson të kuptojmë se ai grusht i vetëm, a ia shkaktoi menjëherë dy plagë në distancë me njëra - tjetrën e me atë tipologji plage? Ajo plagë që i pamë në hundë vjen nga një goditje e lehtë apo fortë e në qoftë e tillë a do kishte si pasojë krisjen e kockës së hundës ose rrjedhje gjaku nga vrimat e hundës? Prandaj në këtë rast duhej ekspertiza e mjekut specialist. Ndërkohë plaga në hundë tashmë nuk ekziston më, kurse ajo tek mollëzat e faqes fshihet prej syzeve me xhama të errët.
I ngre këtë pikëpyetje sepse momenti i goditjes së Berishës është kapur jo shumë i qartë nga kamerat pasi të gjitha ishin në lëvizje e sipër. Dhe, sapo ndodhi goditja, kameramanët u shpërqendruan prej zhvendosjes që i bënë truprojat e Berishës të cilët iu turrën Gerti Shehut dhe gjithë fokusi i kamerave u përqendrua aty.
Ndonjë kamera që u fokusua për pak sekonda tek Berisha, e pati të pamundur që ta evidentojë me pamje filmike se çfarë po ndodhte për 6 minuta me fytyrën e tij, pasi dikush aty pranë Berishës, me një dosje blu, ia mbuloi komplet fytyrën. A ka të bëjë ky mbulim për të ruajtur intimitetin gjatë pastrimit nga gjaku apo ... ?! Sa kohë pamjet mungojnë apo u mbuluan, teoritë konspirative qëndrojnë.
Vendngjarja u prish sepse si i dhunuari, ashtu dhe agresori, lëvizën që aty. Ato shami apo kartpeceta me gjak që disa kamera shfaqen të hedhura në asfalt, nuk u morën si provë materiale për të provuar që ishte gjaku i Berishës. Të dyja plagët, çuditërisht, nuk rrodhën më gjak, ndonëse nuk pati mjekim paraprak. Në një skenë krimi, çdo element vlen dhe nuk duhet neglizhuar, aq më tepër kur i dhunuari është politikan dhe çështja merr përmasa edhe më të mëdha.
Pasi Gerti Shehu doli nga SHQUP-i dhe iu dorëzua policisë, ai ka deklaruar në dëshminë e tij përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore se agresionin e ka bërë sepse iu shfaqën përpara syve ngjarje si ajo e vitit ‘97 apo edhe Gërdeci. Kur një agresor ka dy kauza madhore, ato janë kauza që ai do mbronte dhe do përdorte qysh në pyetjen e parë që iu bë në ambientet e selisë së PD-së ku u shoqërua fillimisht prej truprojave të Berishës. Sipas dëshmisë së njërit prej atyre që e shoqëruan, Gerti Shehu ka thënë: “Ishte për t’u bërë”. Përse kauza e vitit ’97 dhe ajo e Gërdecit mungon tek përgjigjja që ai ka dhënë në selinë e PD-së?!
Largimi nga vendngjarja ishte një akt i dëmshëm i atyre që e realizuan. Mos ekzaminimi mjekësor i Sali Berishës, sërish është tjetër element që nuk ndihmon për të qartësuar ngjarjen dhe për të mos u krijuar teori konspirative që nuk i ndihmojnë ndriçimit të së vërtetës. Po ashtu, refuzimi i Berishës për të dëshmuar përpara prokurorëve për sa i ngjau, tregon mungesë respekti për institucionet e drejtësisë.
Pamjet televizive nuk janë të mjaftueshme për të provuar gjithçka, sepse ato mbetën pjesore ngaqë kameramanët u ndodhën të papërgatitur. Siç theksova më lart, kemi një individ me emrin Gerti Shehu që i afrohet Sali Berishës dhe zgjat krahun drejt tij duke e grushtuar. Por vetëm kaq. Më pas Berisha shfaqet me dy plagë, por për to nuk ka asnjë ekspertizë mjeko-ligjore. Dhe sa kohë gjërat nuk bëhen sipas procedurave ligjore sepse vetë i dhunuari refuzon t’i ndjekë këto procedura, teoritë konspirative do mbeten në fuqi.
Si përfundim, kjo ngjarje kërkon një punë hetimore shumë profesionale. Mungesa e bashkëpunimit nga pala e dhunuar dhe dëmtimi i atyre pak provave në vendngjarje, e vështirëson disi zbardhjen shpejt të së vërtetës. Fatmirësisht autori është gjallë dhe duhet punuar intensivisht në të gjitha drejtimet e mundshme për t’i zbërthyer të gjithë kontaktet dhe lëvizjet e tij. Guximi prej psikopati që ai shfaqi duke goditur Berishën e rrethuar me truproja e militantë, a ishte vërtetë një akt individual për ngjarje që kanë ndodhur kur autori ka qenë 6 vjeç apo ishte i nxitur (paguar) nga forca të tjera që kanë si qëllim destabilizimin e situatës në Shqipëri e të përfitojnë politikisht prej saj?!
Rëndësi ka që Sali Berisha e ka falur agresorin e tij. Po ashtu, rëndësi ka që edhe agresori Gerti Shehu i ka falur truprojat e Sali Berishës që e dhunuan. Të dy janë shëndoshë e mirë, njëri në parti e tjetri në qeli. Tashmë i mbetet drejtësisë që ta thotë fjalën e vetë, për t’i shkuar të vërtetës deri në fund, për autorin dhe kujtdo tjetër që mund të fshihet pas tij.
@AltinKetro. Èshtè detyrim moral dhe etik i gazetarisè, tè mbajè pozicionin kah drejtèsisè dhe rendit kushtetues nè vènd. Çfarè pamè atè ditè? Dikush i doli pèrpara Saliut nga Vuçidoli, dhe nè pamje tè parè e grushtosi. Kèrrkund truproja qè parandalojnè gjèra tè tilla. Gjithçka, pèr mua personalisht, e sajuar, me qèllim kaosin dhe dhunèn. Ajo qè ndodhi mè pas, èshtè po aq shqetèsuese. Njè turmè "tè fortèsh" godet grushtosèsin dhe pas goditjes, e merr me dhunè nè ish shtèpinè e oficerave (sot godina e PD). Pse hesht policia sikur tè mos ketè ndodhur asgjè? Nè rastin mè tè mirè, njè vepèr e tillè èshtè pengmarrje personi, qoftè edhe pèrkohèsisht. E dyta. Kush èshtè Sali Berisha, qè i shitka karshillèk policisè sè shtetit dhe nuk denjoka tè dèshmojè para tyre? Çfarè èshtè ky shtet dhe kjo polici si tigra pa dhèmbè qè luajnè rolin e shejtan budallait? Tè mè ndjeni. Kjo ngjarje bie erè. Agjenturat greko-serbe, nè koordinim tè plotè, si gjithmonè nè kèto 35 vjetè "demokraci" ,pèrdorèn Saliun pèr tè ndjellè kaosin aq shumè tè dèshiruar prej tyre. Deri dje, plumbat i hanin Azem Hajdarèt apo Arben Brocèt,,,Saliu korrte "fitoren" e kufomave mè pas, ndèrsa Shqipèria shkonte pèr lesh. Ky èshtè "i forti" Sali Berisha, qysh kur Ramiz Alia e zgjodhi si emisar pèr tè nesèrmen. Pse hesht SHISH? Pse organet kompetente bèjnè qorrin dhe shurdhin pèrpara baltosjes qè u bèn njè plak tinzar? Nèse njè shtet, gjunjèzohet para njè Sali Gèrdeci,,,ai shtet nuk meriton ndryshe veçse tè shkojè pèr lesh. Gazetaria lèpirèse shqiptare, nuk ka pse kèrkon tè respektohet si shtyllè e sistemit demokratik qè kèrkojmè tè kemi, nèse nuk analizon faktet por bèn tellallin e krahut qè ia ka zènè "kokèn me derè".
Përgjigju