Gentiana Hudra

Bota

Ekspertiza italiane zbardh autopsinë, Gentiana Hudhra u masakrua me 17 goditje thike nga ish-bashkëshorti i saj në Tolentino

19 Qershor, 16:47| Përditesimi: 19 Qershor, 16:52

  • Share

Gentiana Hudhra, 45-vjeçarja shqiptare që punonte si kujdestare në Itali, u vra më 14 qershor 2025 në Tolentino nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç. Ekspertiza mjeko-ligjore e kryer nga doktori Antonio Tombolini në morgun e spitalit të Maceratas konfirmoi se Gentiana ishte goditur 17 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë kokën, shpinën dhe fytin, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja tronditi thellë komunitetin vendas dhe mediat italiane, duke hapur debat për dhunën në familje dhe mungesën e mbrojtjes për viktimat. Pas vrasjes, Nikollaq Hudhra u arrestua menjëherë dhe u përball dje në gjykatën e Maceratas për konfirmimin e arrestimit. Ai u shfaq në video-lidhje nga burgu i Montacutos dhe iu përgjigj pyetjeve të gjyqtares Daniela Bellesi, i mbrojtur nga avokatja Lucia Testarmata.

Në seancë, Hudhra pranoi krimin, duke thënë se veproi për të “çliruar” fëmijët nga ish-gruaja, të cilën e përshkroi si një “monstra” që i keqtrajtonte ata që në moshë të vogël. Ai tha se e kreu aktin në mbrojtje të tyre. Për herë të fundit dy bashkëshortët ishin takuar vite më parë gjatë procedurës së ndarjes, ndërsa kontakti i fundit kishte qenë vetëm disa ditë para vrasjes, kur Gentiana e kishte kërkuar për të folur për një nga fëmijët, raportojnë mediat italiane. 

Sipas tij, sëmundjet e shumta dhe stresi i shkaktuar prej ish-gruas ishin shkaku i gjendjes së tij psikologjike. Ai ka ndjekur edhe trajtim psikiatrik në vitin 2021, një vizitë që i ishte rekomanduar nga mjeku i qendrës së konsultimit gjatë ndarjes. Ai posedon dokumentacionin mjekësor, i cili do të shqyrtohet nga prokuroria.

Prokurori Enrico Riccioni po vlerëson të kërkojë një ekspertizë psikiatrike për të verifikuar gjendjen mendore të Nikollaq Hudhrës. Gjithashtu, në ditët në vijim pritet të merren në pyetje dy fëmijët e çiftit, për të kuptuar më mirë situatën familjare.

Trupi i Gentiana Hudhrës do t’i dorëzohet familjes për funeralin, i cili pritet të mbahet në Shqipëri.

Kjo ngjarje e rëndë ka ngritur sërish alarmin mbi problematikën e dhunës në familje dhe nevojën për masa më të forta mbrojtëse ndaj viktimave, sidomos ndaj grave dhe fëmijëve.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jimmy: 19/06/2025 20:13

    Me vjen keq per ate grua!por me vjen keq edhe per shokun tim Niku qe beri kete krim makaber!sido te ishte puna asnjeher nuk duhet ta bente kete vrasje!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?