Prindërit e Enea Ftojt dhe zv/ ministrja e Brendshme

Kronikë

Ekspertiza rrëzoi pretendimet/ Prindërit e Enea Ftojt që vdiq në komisariat: Drejtësi ose vetëgjyqësi

20 Qershor 2018, 18:59| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 21:01

  • Share

KORÇE-Drejtoresha e SHÇBA Anila Trimi bashkë me zv.ministren e Brendshme Romina Kuko dhe zv/ drejtoreshën e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj ishin në familjen e të ndjerit, Enea Ftoj që humbi jetën rreth një muaj më parë në komisariat, ndërsa të afërmit akuzojnë policinë për dhunë.

Anila Trimi deklaroi se sipas ekspertizës, i riu nuk ka humbur jetën nga dhuna e policisë. Por familja është e bindur se ishte dhuna e policisë që solli vdekjen e Enea Ftojt. Babai i të ndjerit u shpreh se do të bëhet zhvarrimi për të bërë sërish ekspertizën, ndërsa shtoi se nëse nuk bëhet drejtësi do të bëjë vetëgjyqësi.

Ka dhunë barbare. Isha vetë në morg dhe i kam parë shenjat në trup dhe fytyrë. Unë i bëra foto djalit dhe në fytyrë kishte të ënjtura dhe shenja. Lajmin që ai ndërroi jetë e mora vesh në gjykatë jo nga policia. Jemi të bindur që është dhunuar. Do të bëjmë zhvarrosjen e trupit dhe të bëhet përsëri ekspertizë. Do të bëjmë vetëgjyqësi. Do e kërkoj zgjidhjen e cështjes deri në vdekje. Fëmijët e Eneas i mori nusja dhe ka ikur nga shtëpia. Nuk na ka ndihmuar askush. Gjakun e djalit nuk ma ble askush.

Babai i Enea Ftojt

Nëna kërkon ekspertizë jashtë vendit, ndërsa kujton fjalët e djalit që i kishte thënë nuses se e dhunonin në burg.

Është ushtruar shumë dhunë ndaj djalit, në krah, këmbë, fytyrë. Unë do ta kërkoj të drejtën e tij, dua ta zhvarrosin trupin. Dua ekspertë nga jashtë që të bëjë ekspertizën përsëri. Nuk vuante nga asnjë sëmundje. E takova në paraburgim. Nusja hyri nga dritarja dhe Enea na tha qe po e rrihnin. Policia të hapë kamerat. Do kërkoj vetëgjyqësi si nëna e tij.

Nëna e Enea Ftojt

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?