Eugert Lazaj para resortit të tij luksoz

Kronikë

Ekspertizë e rreme për vetvrasjen e biznesmenit Eugert Lazaj?! Prokuroria nis hetimet për ekspertët

25 Maj 2021, 09:34| Përditesimi: 25 Maj 2021, 09:54

  • Share

Më 30 korrik të vitit të kaluar një ngjarje e rëndë tronditi Tiranë. U gjet i vdekur në biznesin e tij. Nga institucionet u raportua për një vetëvrasje të të riut. Por detaje të reja tronditëse mësohen në lidhje me hetimet.

Ekspertët e marrë për këtë çështje kanë dhënë dy variante të ndryshme për plumbin që i mori jetën biznesmenit Eugert Lazaj në ekspertimin që i kanë bërë akt-eskpertimit  të armës së krimit që u gjet në dorën e 37-vjeçarit. Disa ekspertë kanë arritur në përfundimin që fisheku i përket armës që u gjet në vendin e ngjarjes, ndërsa ekspertët e tjerë kanë theksuar faktin që plumbi, nuk i përket pistoletës që u gjet në skenën e krimit Një hetim ka nisur nga Prokuroria e Tiranës.

Prokuroria ka ngritur dyshime se ekspertët kanë firmosur akt-ekspertime të rreme. Në bazë të hetimeve do të arrihet në një përfundim nëse ekspertët kanë vepruar për shkak të paaftësisë apo fshihet ndonjë arsye të tjetër.

Pas marrjes në pyetje të tyre do të provohet nëse ata kanë dalë në ato përfundime me vullnet të lirë. Grupi hetimor mund të marrë edhe ekspert të pavarur për të arritur në një përfundim të saktë. Eugert Lazaj gjithashtu kishte një betejë ligjore në Gjykatën Administrative për pasuritë e tij.

Në janar Prokuroria e Tiranës kërkoi pushimin e çështjes, në lidhje me hetimin e nisur për shkak se arriti në përfundimin se bëhej fjalë për vetëvrasje. Në banesën e tij u gjet një pistoletë, ip "Glock" e cila rezultoi se ishte përdorur edhe ngjarjen e bujshme e bujshme të vitit 2018 në ish bllok, me një të vdekur dhe dy të plagosur.

Pistoleta i përkiste Redi Popeskut, por ky i fundit pretendon se ajo i ka humbur. Pas disa muaj hetimesh të nisura nga prokuroria për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes nuk u vërtetua dot se si arma përfundoi në banesën e biznesmenit, dhe për këtë prokuroria kërkoi pushimin e çështjes doku e dërguar çështjen në gjykatë. Tashmë do jetë gjykata e cila do të vendosë nëse do e pranoje apo jo kërkesën e prokurorisë.

Eugert Lazaj është 37-vjeçari që u gjet korrikun e vitit të kaluar i vdekur në banesën e tij në Lundër në kompleksin luksoz në Tiranë. Ai ishte pronar i një kompleksi që bie në sy për përmasat dhe luksin në Maminas, "Adorions Palace" në hyrje të rrugës për në Gjirin e Lalzit buzë autostradës Tiranë-Durrës.

Ai qw prej vitit 2004 kishte lënë shtetësinë shqiptare pasi ishte pajisur me nënshtetësi gjermane ku jetonte dhe punonte prej shumë vitesh së bashku me familjen e tij.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/05/2021 23:07

    Kjo hap //kutine e Pandores//,n.q.s keta <<eksperte>> kane dhene variante te ndryshme,atehere,a nuk duhen rikontrrolluar dhe rastet e tjera ku keta persona kane dhene raportet finale te ekspertizes ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?