Ekspertja e mjedisit në Report Tv: Shqipëria shumë e prekur nga ndryshimet klimatike! Do përballemi me krizën e ujit

23 Mars 2023, 20:47| Përditesimi: 23 Mars 2023, 21:01

  • Share

TIRANË- Ornela Çuçi, eksperte mjedisit në një intervistë për Report Tv është shprehur se Shqipëria është shumë e prekur nga ndryshimet klimatike, e ndërsa shtoi se shumë shpejt vendi do të vuajë mungesën e ujit. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Çuçi renditi disa nga arsyet pse pasojat në Shqipëri janë të dukshme.

“Do kemi krizën e ujit. 10 vitet e fundit, çdo 2 vjet kemi një përmbytje, Shqipëria është një vend që e ka shumë të prekshëm. Arsyeja e parë ka të bëjë me ndryshimet klimatike, me reshjet, ne reshjet nuk kanë ndryshuar në vlerë sasiore, por 5 shkurt 2021 vetëm në pjesën e Shkodrës patën 140 mm shi në 24 orë, që është shumë. Nga 1996-2006 kemi humbur 32% të pyjeve, dhe shpyllëzimi është një faktor që përmbytemi, dëmet duke shfrytëzuar lumenjtë për materiale ndërtimi, e kemi bërë llumin të cekët dhe erozioni”, tha ajo.

Një problem është mungesa e shifrave.

“Mënyra e përballimit te përmbytjeve, të menaxhojmë të dhënat, kemi problem me të dhënat. Ne kemi një Institut që merret me gjeometrologjinë, por ndërkohë ky është një institut nën universiteti politikanin dhe nuk është i fokusuar 100% që të reflektojë të dhënat dhe kjo mospërputhje tregon se të dhënat nuk merren në kohë të shpejtë dhe përballja nuk ndodh në kohë efikase”, shtoi  Çuçi.

Një zgjidhje, sipas Çuçit, është mbjellja sa më shumë pemë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?