Kronikë
Top 24

Hajdutët hedhin në erë me eksploziv bankomatin në Urën Vajgurore, zbulohet shuma që u grabit (VIDEO)

4 Janar 2019, 10:16| Përditesimi: 4 Janar 2019, 14:45

  • Share

Bankomati i një prej bankave të nivelit të dytë në Urën Vajgurore është hedhur në erë me eksploziv dhe është grabitur.

Sipas policisë së Beratit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:24 minuta, ndërsa shuma e grabitur është 500 mijë lekë.

Bankomati i shpërthyer në Urën Vajgurore

Pas sinjalizimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bankës për të shkuar në gjurmët e autorëve të grabitjes së bankomatit.

Report Tv sjell pamjet e bankomatit që është grabitur. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale dhe panik te qytetarët gjatë natës.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?