Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja ku iu vu tritol në makinë biznesmenit Gjon Mema nga Gjergj Cukali dhe 2 persona të tjerë, të 3 të arrestuar.
Report Tv mëson se bëhet me dije se Gjergj Cukali dyshohet të jetë porositësi i këtij atentati të dështuar për eleminimin fizik të Gjon Menës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë paguar për këtë.
Kamerat e sigurisë kanë arritur që të filmojnë dy persona që kanë instaluar sasinë e lëndës plasëse në automjetin tip BMË X5, por identifikimi i tyre ka qenë i pamundur përmes pamjeve pasi kanë qenë të mirëmbuluar në pjesën e fytyrës.
Për t'i identifikuar, policia ka përdorur disa forma të tjera shkencore, përmes të cilave është mbërritur deri te personat e dyshuar.
Lajmi kryesor: