Kryetari i Njësisë Administrative të Fushë-Krujës, Ilir Loci, në makinën e të cilit u vendos një sasi eksplozivi mbrëmjen e së hënës, ka pretenduar se nuk ka konflikte me njeri.
Objektivi ka qenë makina e Locit, por e dëmtuar ka mbetur edhe automjet aty pranë, që i përket një personi që po darkonte në restorantin ku ndodhi ngjarja. Makina tjetër ndodhej rreth 10 metra larg Range Roverit të Locit. Paraprakisht dyshohet se sulmi të jetë një paralajmërim lidhur me detyrën e Locit.
Eksplozivi u hodh nga një rrugicë krah restorantit. Ndërkohë, policia po vazhdon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe identifikuar dhe kapur autorin.
Loci më parë ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë Krujë.
Lajm në përditësim…
Komente

Te gjithe keshtu thone .. nuk kam konflikte… nuk kini konflikte po kini pazare me ligjin dhe pronen e shtetit … o engjejt e pushtetit.. fiks si Xhela i shamikuqes..
Përgjigju